Mobi Casa

Rrahmani e Krasniqi shijojnë fitoren e Sparta Pragës duke luajtur në Ligën e Kampionëve, Laçi protagonist me një gol të bukur

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Sparta Praga ka shënuar fitore ndaj RB Salzburg me rezultat 3-0 në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve, ku tre futbollistë shqiptarë ishin pjesë e këtij takimi.

Çekët fituan 3-0, ku mesfushori shqiptar Qazim Laçi ishte ai që shënoi golin e tretë për ekipin e tij.

Pas një topi të marrë në zonë Laçi bëri lëvizje sikurse sulmues brenda zonës duke nxjerrë jashtë loje dy mbrojtës dhe portierin. Më pas ishte mjaft e lehtë që ai të dërgonte topin në fundin e rrjetës për 3-0. Mesfushori shqiptar nga SofaScore u vlerësua me notën 7.7, si njëri nga më të mirët.

Kaan Kairinen dhe Victor Olatunji kishin shënuar në pjesën e parë për Sparta Pragën.

ARKATANA

Në minutën e 64-të u fut në lojë Albion Rrahmani (6.9), ndërsa pak minuta më vonë edhe Ermal Krasniqi (5.9).

Dyshja edhe pse u munduan, nuk arritën të shënonin apo të asistonin, por paraqitja e tyre ishte mjaftë pozitive.

Indrit Tuci nuk u paraqit fare në këtë ndeshje, por ishte në bankën rezervë pjesë e skuadrës.

Një fitore e madhe e Sparta Pragës në startin e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/