RCCOLA

Drejtorët serb ankohen para Surdullit se kanë presione nga Serbia

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Drejtorët serb Nebojsha Simiq, Dejan Nikoliq, Negovan Vasiq, Ivana Gjukic dhe Svetisllav Stajiq në një takim me Shaip Surdullin janë ankuar se kanë presione nga Serbia derisa kanë kërkuar që të kenë kompetenca në përzgjedhjen e kuadrit arsimor. Drejtorët serb kanë insistuar që personat të cilët pranohen të jenë nga komuna e Kamenicës, e jo ata që e kanë shitur pasurinë dhe jetojnë në Serbi e vijnë për dy apo tri ditë dhe kthehen prapa transmeton rajonipress.

Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, të martën është takuar me drejtorët e shkollave të mesme dhe ato fillore me mësim në gjuhën serbe . Drejtorët Nebojsha Simiq drejtor i shkollës mesme teknike, drejtori i gjimnazit Dejan Nikoliq, dhe drejtorët e shkollave fillore , Negovan Vasiq, Ivana Gjukic dhe Svetislav Stajiq kanë folur para Surdullit për shumë probleme e sfida që ata ballafaqohen.

Përveç tyre, në këtë takim ka marrë pjesë edhe drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit Fahrije Kryeziu, nënkryetari i Komunës për Komunitete Dragisha Saviq, Zhivojin Milkoviq kryetari i Komitetit për Komunitete dhe Shefi i Zyrës për Kthim dhe Komunitete Dejan Blagojeviq.

Surdulli në këtë takim është interesuar për sigurinë në shkolla dhe për kushtet dhe gjendjen e sigurisë në përgjithësi. Sipas drejtorëve të shkollave serbe siguria është e mirë kurse premtimet e Komandantit të Stacionit të Policisë së Kamenicës, Nazif Hajrizi, janë realizuar pasiqë sipas tyre policia është vazhdimisht duke kujdestaruar në mbrëmje.

Mobi Casa

Drejtorët serb e kanë njoftuar Surdullin, me problemet me të cilat ballafaqohen, siç është çështja e buxhetit të vogël, presioneve që iu bëhen nga Serbia , mungesa e kompetencave të drejtorëve etj.

Simiq, Nikoliq, Vasiq, Gjukiq e Stajiq kanë kërkuar nga Surdulli që të kenë kompetenca në përzgjedhjen e kuadrit arsimor. Drejtorët serb kanë insistuar që personat të cilët pranohen të jenë nga komuna e Kamenicës, e jo ata që e kanë shitur pasurinë dhe jetojnë në Serbi e vijnë për dy apo tri ditë dhe kthehen prapa.

Të gjithë drejtorët deklaruan se kanë bashkëpunim të mirë me Drejtorinë e Arsimit, dhe mbajnë takime individuale, por u morën vesh që në çdo tre muaj të kenë takime me drejtorët e shkollave serbe.

Si shembull i mirë i bashkëpunimit u përmend nënshkrimi i marrëveshjes në mes shkollave të mesme teknike, me mësim në gjuhën serbe dhe asaj me mësim në gjuhën shqipe për të bashkëpunuar dhe shfrytëzuar kabinetet dhe laboratorët së bashku./rajonipress/