Eko Higjiena

Më i votuari i PDK-së, i bashkohet AAK-së në Gjilan

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Aderimet në partinë e Ramush Haradinajt në Gjilan nuk kanë të ndalur. Vetëm në ditët e fundit, AAK-së në këtë komunë i janë bashkuar emra të njohur nga të gjitha fushat, qytetarë të respektuar e familje të njohura. I pari i AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica ka prezantuar sot aderimin më të ri, ish-asamblistin më të votuar të PDK-së, Riza Abdyli.

Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjilan, prej sot i bashkohet më i votuari i PDK-së në këtë Komunë, afaristi i suksesshëm, Riza Abdyli.

“Abdyli ka qenë fillimisht anëtar i kryesisë së rinisë së PDK-së, dy mandate anëtar i kryesisë së partisë, ndërsa një mandat shef i grupit të këshilltarëve të këtij subjekti politik në Kuvendin Komunal në Gjilan”, ka njoftuar Gagica.

Fundamenti

Ai ka shtuar se qytetarë nga të gjitha profilet po i bashkohen Aleancës sepse po e konsiderojnë si alternativa e vetme për ta qeverisur Komunën dhe shtetin. “AAK-së në Gjilan i janë bashkuar një numër i madh kuadro prej kohës kur kjo degë ka pësuar ndryshime në strukturën e saj udhëheqëse”.

“Të rinjë e të moshuar, juristë e ekonomistë, mjekë e afaristë, qytetarë të shumtë nga të gjitha profilet profesionale, po e shohin AAK-n si alternativën e vetme dhe më seriozja për të qeverisur me Komunën e me shtetin”, është shprehur Gagica./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.