Fundamenti

Haziri: Koha që Gjilani të bashkohet kundër atyre që premtuan dhe mashtruan shumë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Lutfi Haziri thotë se prishja e koalicionit vjen si pasojë e një bashkëqeverisje në mos besim dhe pamundësi me shkaktua agjenda zhvillimore. Komuna po trajtohet si shtëpi e braktisur dhe programet po revidohen e vonohen pa arsye shton ai.

Lutfi Haziri thotë se prishja e koalicionit vjen si pasojë e një bashkëqeverisje në mos besim dhe pamundësi me shkaktua agjenda zhvillimore. “VV si duket “paralizoi” mundësinë që PDK kishte në këtë bashkëqeverisje së paku me ndiku në atmosferë pune, por u pamundësua nga njëmendësia që të vetënumërtohet dhe mos punohet asgjë në Gjilan” tha Haziri për rajonipress.

Lutfi Haziri shton se projektet e mëdha zhvillimore në infrastrukturë, ndërtim e zgjidhje të problemeve sistemore që janë realizuar tashmë po trajtohen si të huaja.”Komuna po trajtohet si shtëpi e braktisur dhe programet po revidohen e vonohen pa arsye. Unë e di që nuk mund të ndalen sepse i kam iniciuar unë me mund e partneritet me miqtë e Gjilanit nga Londra, Brukseli, Berlini e Uashington DC” shtoi Haziri.

Uji Dea

Por si e sheh matematikën e Kuvendit Lutfi Haziri tani pas prishjes së koalicionit LVV e PDK.

”Kuvendi i takon LDK si parti e parë në zgjedhje edhe ta udhëheq, në parim ne do të dakordohemi me partnerët si “Vatra” e AAK shoqëria civile e të tjerët për marrjen e kësaj të drejtë legjitime sipas Ligjeve dhe procedurave në fuqi. Shpresoj që kjo e drejtë legjitime e LDK-së nuk do të sfidohet nga partia pakicë në Kuvend sepse këto dy vite dëshmuan se nuk dinë vet dhe nuk respektojnë as partnerët, që së paku kanë dije institucionale” tha Haziri.

Haziri në fund thotë se është koha që Gjilani të bashkohet kundër atyre që premtuan dhe mashtruan shumë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.