RCCOLA

Hyseni: Komuna e Gjilanit është e përkushtuar në zbatimin e të drejtave dhe gjithëpërfshirjen e komuniteteve në vendimmarrje

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Hyseni ka thënë se Komuna e Gjilanit është e angazhuar drejtpërsëdrejti në mbështetjen e iniciativave dhe rekomandimeve të cilat ndikojnë në mirëqenien e pjesëtarëve të komuniteteve dhe gjithëpërfshirjen e tyre në vendimmarrje.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me nënkryetaren Leonora Morina – Bunjaku kanë marrë pjesë në punëtorinë “Standardet dhe mekanizmat për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve në Kosovë”, të organizuar nga shoqata “Advancing Together”.

Hyseni ka thënë se Komuna e Gjilanit është e angazhuar drejtpërsëdrejti në mbështetjen e iniciativave dhe rekomandimeve të cilat ndikojnë në mirëqenien e pjesëtarëve të komuniteteve dhe gjithëpërfshirjen e tyre në vendimmarrje.

Mes tjerash, Hyseni bëri të ditur se në planin e punës për vitin 2023, Zyra për Komunitete dhe Kthim ka dhjetëra aktivitete lidhur me problemet e adresuara të cilat për qëllim kanë kujdesin e përhershëm ndaj tyre.
“Në Planin e punës për vitin 2023, Zyra për Komunitete dhe Kthim në komunën tonë ka dhjetëra aktivitete lidhur me problemet e adresuara të cilat për qëllim kanë kujdesin e përhershëm të personave të zhvendosur, të të kthyerve, pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë si dhe ri-integrimin e personave të riatdhesuar”, tha ndër të tjera Hyseni.

Fundamenti

Hyseni theksoi se identifikimi i nevojave të komuniteteve, qasja e barabartë e të gjitha komuniteteve dhe promovimi i të drejtave të komuniteteve, janë tri prioritet kryesore.

Si përfundim, Hyseni tha se suksesi i kësaj punëtorie është shenjë që vetëm sa konfirmon angazhimin e autoriteteve lokale të komunave pjesëmarrëse, që standardet dhe mekanizmat për garantimin e të drejtave të komuniteteve do të zbatohen edhe në praktikë.

Gjithashtu, në këtë punëtori i pranishëm ishte edhe drejtori i Zyrës për Qeverisje të mirë, Habit Hajredini, ndërkohë që rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve e konfirmuan në fjalimet e tyre edhe zyrtarët e lartë të Qeverisë së Kosovës.

Ndryshe, kjo punëtori ka për qëllim të shtojë përpjekjet për të rritur aftësitë e autoriteteve qeveritare qendrore dhe lokale për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e komuniteteve në Kosovë./rajonipress/