Disa refleksione perceptuese arsimore
Nga Rahim Azemi – Arsimi ngritët në vlerë shoqërore nëse arrijmë të përvetësojmë njohuri kualitative shkencore. Kjo arrihet përmes shkallës së lartë të zhvillimit të procesit mësimor, përgatitjes teorike-praktike të udhëheqësve arsimor dhe personelit të mësimdhënësve.
Mendimi i filozofit dhe pedagogut Xhon Djui për arsimin, nuk vyshkët asnjëherë në historinë shoqërore. Në analizat e tij pedagogjike ndër të tjera thotë: “Arsimi është proces, është zhvillim që nuk është përgatitje për jetë, por arsimi është vet jeta…” Nga ky mendim rrjedh konkludimi i drejtë logjik: Fjala arsim nuk duhet të kuptohet vetëm nga pikëpamja e saj fondamentale, e cila realizohet përmes shkollimit, por arsimi është edhe proces i jetës së njeriut përgjithësisht. Njeriu gjatë rrugëtimit të tij jetësor gjithnjë mëson, nën ndikimin e faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm.
Nëpër të gjitha fazat e zhvillimit të shoqërisë, edukata, arsimi dhe mësimi kanë qenë pikësynim relevant i shkencëtarëve për ngritjen, fuqizimin dhe përforcimin të tyre, sepse këto janë tri hallka më të ndritshme që frymëzojnë e humanizojnë të gjitha poret e jetës njerëzore dhe shoqërore.
Mendimi i filozofit dhe pedagogut Xhon Djui për arsimin, nuk vyshkët asnjëherë në historinë shoqërore. Në analizat e tij pedagogjike ndër të tjera thotë: “Arsimi është proces, është zhvillim që nuk është përgatitje për jetë, por arsimi është vet jeta…” Nga ky mendim rrjedh konkludimi i drejtë logjik: Fjala arsim nuk duhet të kuptohet vetëm nga pikëpamja e saj fondamentale, e cila realizohet përmes shkollimit, por arsimi është edhe proces i jetës së njeriut përgjithësisht. Njeriu gjatë rrugëtimit të tij jetësor gjithnjë mëson, nën ndikimin e faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm.
Çfarë (s) i kemi udhëheqësit arsimor?
Institucionet arsimore po vuajnë për kuadër të përgatitur nga kjo fushë e veprimtarisë shoqërore. Njohës të mirë të kësaj fushe janë pedagogët, sociologët, psikologët…Udhëheqësit arsimorë po zgjidhën me çelësin politik. Zgjidhën militantët e partisë, jo ata të cilët kanë njohuri nga kjo veprimtari e ndjeshme shoqërore. Në një shoqëri të shëndosh, për udhëheqës arsimor zgjidhën kuadrat e dëshmuara profesionale që janë njohës të shkëlqyer të veprimtarisë arsimore.
Baza pedagogjike, funksioni i udhëheqësit arsimor, bazuar në analizat pedagogjike, është mjaft kompleks. Përpos detyrave të përditshme ditore, ai duhet të njoh mirë arsimin si komponent themelore pedagogjike. Empirizmi i përditshmërisë tonë po dëshmon se nuk mjafton të kesh vetëm eksperiencë në arsim. Udhëheqësit arsimorë duhet të kenë përgatitje të larta teorike. Nuk është e thënë që udhëheqësit të kenë aftësi gnoseologjike në administratë, infrastrukturë ligjore, por ai duhet të jetë njohës i shkëlqyer i pikëpamjeve pedagogjike, metodike dhe didaktike që ta avancojë procesin edukativo-arsimor. Njohja e këtyre disiplinave shkencore mundëson që udhëheqësit arsimorë, kujdes të veçantë t’ i kushtojnë organizimit të mësimit që rritë vlerën e këtij procesi në shoqëri. Si ka mundësi që një udhëheqës të jetë konsulent i organizimit të një ore mësimore, nëse nuk ka përgatitje të mjaftueshme nga profesionalizmi pedagogjik, metodik, didaktik.
Sociologjia arsimore, referencat që dalin nga kjo fushë e diturisë shkencore, qartë determinohen koordinatat kualitative të udhëheqësve arsimorë. Udhëheqësit arsimorë duhet të kenë aftësi organizative. Duhet të njohin mirë strukturën e grupeve shoqërore.
Ata duhet t’ i harmonizojë interesat individuale me ato grupore që shfaqin ujdinë për ngritjen e efikasitetit në punë, ngritjen e nivelit të disiplinës, vijueshmërinë e rregullt, harmonizimin e marrëdhënieve grupore, problemet me të cilat ballafaqohen mësimdhënësit etj. Imperativ tjetër me rëndësi është përcjellja në mënyrë kontinuitive dinamikën e shoqërisë, në rrethana të reja bashkëkohore, e cila është e lidhur drejtpërdrejti me zhvillimin e arsimit. Udhëheqës i shkëlqyer bëhet ai që kooperon me anëtarët e grupit. Atyre ua shpërndan përgjegjësit dhe njëkohësisht kërkon llogaridhënie.
Udhëheqësit e arsimit duhet të mban lartë moralin e mësimdhënësve, sepse bëhen më kreativ në punën e tyre. Kontrollojnë punën e drejtorëve dhe mësimdhënësve duke i nxjerr në pah rezultatet e arritura, por njëkohësisht apostrofon edhe mangësitë e punës në procesin mësimor.
Psikologjia kognitive, komponent tjetër me rëndësi e udhëheqësve arsimorë, është përgatitja kognitive psikologjike. Për udhëheqësit arsimorë është conditio sin cua non njohja e karaktereve të mësimdhënësve, njohja e psikologjisë pedagogjike që shërben për motivimin e nxënësve për mësim dhe metodologjinë e zhvillimit të mësimit, ngritjen e qëndrimeve dhe pasioneve arsimore, ngritjen e motivit për punë përmes mjeteve stimulative etj.
Për interesa të ngushta personale, klanore e partiake nuk duhet margjinalizuar kudrat e shkëlqyera të cilët janë shkrirë për ngritjen kualitative të procesit edukativo-arsimor. Pse avancohen kuadrat e dështuara në arsim! Pse përkrahen ende kuadrat me mentalitetet të mykur të spiunazhit apo që ishin servil ndaj pushteteve dikur dhe sot! Pse përkrahet kuadri i cili ishte shërbëtor i verbët i një sistemit shoqëror, ku shqiptarët hiqnin të ziet e ullirit !!! Kjo flet se ende vuajmë nga mentaliteti i psikologjisë së nënshtrimit në formën e skllavit…
Sa ka vlerë shoqërore arsimit sot?
Arsimi ngritët në vlerë shoqërore nëse arrijmë të përvetësojmë njohuri kualitative shkencore. Kjo arrihet përmes shkallës së lartë të zhvillimit të procesit mësimor, përgatitjes teorike-praktike të udhëheqësve arsimorë dhe personelit të mësimdhënësve. Këto vlera të arsimit parauniversitar, sot janë në dekadencë!. Në këtë kontekst ndikojnë shumë faktorë. Ne po veçojmë faktorët më relevant që po e ngulfat veprimtarinë arsimore.
Faktori i parë, që ndikon negativisht në këtë proces është mungesa e aftësive kualitative e udhëheqësve të institucioneve arsimore. Ata nuk kanë vizione të qarta, nuk kanë vullnet e guxim veprimi, janë të papërgjegjshëm ndaj obligimeve të cilat i marrinë, nuk kanë strategjike politike arsimore, nuk kanë qëndrueshmëri para vështirësive me të cilat ballafaqohet arsimi sot. Faktori i dytë, është mos përgatitja sa duhet e disa nga kuadrat e lëmit profesional. Dhe, karakteristikë tjetër është se në arsim punon kuadër joprofesional në disa lëmi përkatëse! Këta faktorë, dhe shumë të tjerë, që nuk i apostrofuam kësaj radhe, rezultojnë në procesin e dobët edukativ, arsimor e mësimor..
E gjithë kjo, po mundëson lëngimin e arsimit prej kësaj sëmundje të rëndë që po dergjet në shtrat. Veprimtaria arsimore kërkon shërim. Dituritë duhet t’ iu paraprijnë proceseve arsimore. Udhëheqësit arsimorë duhet të jenë shëmbëlltyrë e virtyteve morale njerëzore që rrezatojnë poret e jetës arsimore në shoqërori. Ata duhet të reflektojnë kulturë demokratike, e jo të jenë figurë autokratike. Për ndryshe, mbesim në atë stad të zhvillimit kur njeriu fillon të mësojë së notuari atëherë kur është i rrezikuar nga valët e trazuara të detit. Sa më i shëndosh të jetë arsimi, aq më e shëndosh do të jetë shoqëria./rajonipress/


