ARKATANA

Haliti ka pritur në takim përfaqësuesit e SBASHK-ut në Viti

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e SBASHK-ut dega në Viti, në krye me Kemajl Bislimin dhe Makfirete Zukën.

Biseda u përqendrua në bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet komunës dhe sindikatës, si dhe në hapat e mëtejshëm për forcimin e këtij bashkëpunimi në të mirë të arsimit lokal.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e SBASHK-ut e uruan kryetarin Haliti për rizgjedhjen e tij në mandatin e katërt, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e një komunikimi të hapur dhe korrekt.

Uji Dea

Haliti, nga ana e tij, e uroi Makfirete Zukën për detyrën e re si kryetare e SBASHK-ut në Viti, duke e vlerësuar si një përgjegjësi të rëndësishme në përfaqësimin e punëtorëve të arsimit.

Drejtoresha e deritanishme për Arsim Arta Ajeti, uroj znj. Zuka për mandatin dhe çmoj lartë punën e sindikatës si dhe potencoi se dyert e DKA-së janë të hapura gjithmonë për bashkëpunim.

Palët shprehën vullnet të përbashkët për të thelluar bashkëpunimin dhe për të adresuar sfidat që lidhen me sistemin arsimor në komunë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.