Në pension me nder, mësuesi Shaban Shabani, një jetë në shërbim të arsimit dhe kulturës
Gjilan – Shaban Shabani, pedagog i çmuar dhe edukator i përkushtuar në misionin e tij profesional në arsim dhe kulturë, është një nga figurat më të njohura të skenës kulturore dhe folklorike të Kosovës. Me një veprimtari mbi 45 vjet, ai ka lënë gjurmë të thella në ruajtjen, kultivimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare. Përtej arsimit, kontributi i Shaban Shabanit shtrihet thellë edhe në fushën e kulturës, veçanërisht gjatë viteve të ’90-ta, në rrethana të rënda politike e shoqërore. Në atë periudhë, aktivitetet kulturo-artistike përbënin një formë të rëndësishme rezistence dhe ruajtjeje të identitetit kombëtar, krahas arsimit dhe angazhimit qytetar.
Pas më shumë se katër dekadash përkushtim të pandërprerë në arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj, është pensionuar mësuesi Shaban Shabani, një nga figurat më të respektuara të shkollës “Esat Berisha” në Llashticë. Pensionimi i tij shënon jo vetëm përfundimin e një kapitulli profesional, por edhe mbylljen e një misioni fisnik që la gjurmë të thella në arsim dhe kulturë.
Përtej arsimit, kontributi i Shaban Shabanit shtrihet thellë edhe në fushën e kulturës, veçanërisht gjatë viteve të ’90-ta, në rrethana të rënda politike e shoqërore. Në atë periudhë, aktivitetet kulturo-artistike përbënin një formë të rëndësishme rezistence dhe ruajtjeje të identitetit kombëtar, krahas arsimit dhe angazhimit qytetar.
Shaban Shabani ishte një nga promotorët kryesorë të këtyre aktiviteteve, duke qenë pjesë aktive dhe bartës i shumë organizimeve kulturore, nga manifestimi “Flaka e Janarit”, koncertet e shumta, deri te festivali i parë i këtij lloji në Kosovë, “Gurra Popullore”, i cili më vonë u shndërrua në festival ndërkombëtar.
Ai udhëhoqi me përkushtim disa shoqëri kulturore-artistike, si ansamblin “Studenti”, “Dardania” dhe veçanërisht ansamblin “Gurra”, i cili u bë simbol i kulturës tradicionale në Anamoravë dhe më gjerë.
Nën drejtimin e tij artistik, këto ansamble jo vetëm që përfaqësuan denjësisht komunën dhe rajonin, por edhe arritën suksese të konsiderueshme në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, suksese që sot vështirë përsëriten.
Në të njëjtën kohë, Shabani kontribuoi në edukimin dhe formimin e shumë artistëve, të cilët sot janë emra të njohur në skenën kulturore jo vetëm në Kosovë, por edhe në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë.
Për këtë veprimtari të gjithanshme dhe për sakrificën shumëvjeçare në ruajtjen, prezantimin dhe afirmimin e vlerave autentike të kulturës sonë tradicionale, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe institucionet kulturore përkatëse, e kanë nderuar ansamblin “Gurra” dhe udhëheqësin e tij artistik, Shaban Shabani, me mirënjohje të veçanta.

Ansambli “Gurra”, i themeluar në rrethana të vështira gjatë okupimit të viteve ’90-ta, mbetet ikonë e kulturës sonë në Anamoravë dhe në mbarë trevat shqiptare, falë programeve dinjitoze, autentike dhe me vlera të larta artistike, të prezantuara në qindra manifestime përkujtimore, festivale dhe ngjarje kulturore.
Pensionimi i mësuesit Shaban Shabani nuk është largim nga vlerat që ai mishëroi, por një dëshmi se puna me përkushtim, sakrificë dhe dashuri për dijen e kulturën mbetet trashëgimi e gjallë për brezat që vijnë.
Shaban Shabani, arkitekti i kujtesës folklorike dhe rezistencës kulturore shqiptare
Shaban Shabani lindi më 8 shtator 1957, në Novosellë të Komunës së Bujanocit. Që në moshë të hershme, qysh në bankat e shkollës fillore, ai shfaqi një prirje të veçantë për këngën, muzikën dhe folklorin, duke u aktivizuar në programe shkollore dhe duke mësuar të luajë instrumente popullore, veçanërisht harmonikën. Ky pasion i hershëm do të shndërrohej me kohë në mision jetësor.
Arsimin fillor e kreu në vendlindje dhe në Gjilan, ndërsa shkollën e mesme në gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan. Studimet e larta i vijoi në Shkollën e Lartë Pedagogjike, dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, duke u formuar si mësimdhënës i përkushtuar dhe edukator me vizion të gjerë kulturor. Paralelisht, ndoqi edhe kurse të muzikës, duke e thelluar përgatitjen e tij artistike dhe profesionale.
Mësimdhënës dhe edukator i trashëgimisë kulturore
Përtej profesionit të mësuesit, Shaban Shabani u angazhua me përkushtim të jashtëzakonshëm në: hulumtimin shkencor të folklorit, mbledhjen dhe ruajtjen e trashëgimisë shpirtërore shqiptare, përgatitjen e programeve artistike autentike.
Ai mblodhi materiale burimore nga trevat e Gollakut – Hashanisë, Anamoravës dhe Karadakut, të cilat i përpunoi me ndjeshmëri profesionale dhe i prezantoi në koncerte, manifestime kulturore, festivale kombëtare e ndërkombëtare, si dhe në emisione televizive.
Veprimtaria në kohë okupimi (1991-1999): kultura si rezistencë
Një nga kapitujt më domethënës të jetës dhe veprës së tij është veprimtaria gjatë okupimit serb, kur institucionet kulturore shqiptare ishin të mbyllura me dhunë. Në këtë periudhë, Shaban Shabani u shndërrua në një nga figurat kyçe të rezistencës kulturore shqiptare në Gjilan dhe më gjerë.
Ai ishte pjesëmarrës aktiv në organizimin e manifestimit “Flaka e Janarit”, i cili lindi dhe u zhvillua pikërisht në kohë okupimi, si akt i fuqishëm i ruajtjes së kujtesës historike dhe identitetit kombëtar shqiptar.
Po ashtu, në këtë periudhë u themelua Ansambli “Gurra”, me mision të qartë: ruajtjen, kultivimin, afirmimin, prezantimin e vlerave autentike të kulturës shqiptare.
Veprimtaria zhvillohej në shtëpi private, bodrume dhe ambiente të improvizuara, për shkak të mbylljes së institucioneve kulturore nga okupatori. Nga viti 1991 deri më 1998, aktiviteti nuk u ndërpre, pavarësisht presioneve, ndjekjeve, kërcënimeve dhe sakrificave të shumta personale.
Udhëheqës artistik dhe formues brezash
Gjatë dekadave të veprimtarisë, Shaban Shabani ka qenë udhëheqës artistik i një sërë ansamblesh dhe shoqërish kulturo-artistike, ndër to:
Ansambli “Studenti” – Gjilan
SHKA “Dardania” – Llashticë
SHKA “Fan Noli”
SHKA “Arbëria” – Gjilan
Ansambli “Gurra” – Gjilan
Nëpër duart e tij kanë kaluar mbi 1600 anëtarë, fëmijë, të rinj dhe të rritur. Shumë prej tyre u zbuluan si talente, u formuan profesionalisht dhe sot janë emra të afirmuar si valltarë, këngëtarë dhe instrumentalistë në skenën kulturore shqiptare.
Koreograf, krijues dhe njohës i thellë i folklorit
Si koreograf dhe krijues, Shaban Shabani ka hulumtuar dhe përgatitur mbi 25 valle burimore, me motive epike dhe lirike, nga Gollaku, Karadaku dhe Anamorava, duke përfshirë qindra valltarë në interpretimin e tyre. Krahas valleve burimore, ai realizoi edhe valle të përpunuara artistikisht, si dhe programe të shumta për fëmijë dhe të rritur.
Programet e tij përfshinin këngë, valle, rite e lojëra popullore, festat e motmotit, rituale pagane shqiptare dhe dasma tradicionale, të realizuara me autenticitet të plotë artistik.

Media, festivale dhe vlerësime
Veprimtaria e tij është pasqyruar dhe transmetuar nga RTK, RTP, TVALIAS, televizione lokale, radio dhe media të tjera. Gjatë karrierës së tij, ai ka fituar mirënjohje të shumta, çmime të dyta dhe të treta, si dhe vlerësime të veçanta për profesionalizëm, originalitet dhe autenticitet artistik.
Institucione kulturore, juritë profesionale, DKRS, komuna dhe organizatorë të ndryshëm e kanë cilësuar Shaban Shabanin si një nga njohësit më të mirë të folklorit në Gjilan, rrethinë dhe më gjerë.
Me mbi 45 vjet veprimtari të pandërprerë, Shaban Shabani mbetet promotor, kultivues, ruajtës dhe krijues i trashëgimisë folklorike shqiptare.
Mësues, folklorist, koreograf dhe udhëheqës artistik, ai sot ndjen krenari për brezat që ka formuar dhe për gjurmën e thellë që ka lënë në kulturën shqiptare. Fakti që shumë nga nxënësit dhe bashkëpunëtorët e tij e vazhdojnë me sukses këtë rrugëtim, është dëshmia më e qartë e misionit të përmbushur.
Pas më shumë se katër dekadash përkushtim të pandërprerë në arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj, është pensionuar mësuesi Shaban Shabani, një nga figurat më të respektuara të shkollës “Esat Berisha” në Llashticë. Pensionimi i tij shënon jo vetëm përfundimin e një kapitulli profesional, por edhe mbylljen e një misioni fisnik që la gjurmë të thella në arsim dhe kulturë.
Përtej arsimit, kontributi i Shaban Shabanit shtrihet thellë edhe në fushën e kulturës, veçanërisht gjatë viteve të ’90-ta, në rrethana të rënda politike e shoqërore. Në atë periudhë, aktivitetet kulturo-artistike përbënin një formë të rëndësishme rezistence dhe ruajtjeje të identitetit kombëtar, krahas arsimit dhe angazhimit qytetar.
Shaban Shabani ishte një nga promotorët kryesorë të këtyre aktiviteteve, duke qenë pjesë aktive dhe bartës i shumë organizimeve kulturore, nga manifestimi “Flaka e Janarit”, koncertet e shumta, deri te festivali i parë i këtij lloji në Kosovë, “Gurra Popullore”, i cili më vonë u shndërrua në festival ndërkombëtar.
Ai udhëhoqi me përkushtim disa shoqëri kulturore-artistike, si ansamblin “Studenti”, “Dardania” dhe veçanërisht ansamblin “Gurra”, i cili u bë simbol i kulturës tradicionale në Anamoravë dhe më gjerë.
Nën drejtimin e tij artistik, këto ansamble jo vetëm që përfaqësuan denjësisht komunën dhe rajonin, por edhe arritën suksese të konsiderueshme në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, suksese që sot vështirë përsëriten.
Në të njëjtën kohë, Shabani kontribuoi në edukimin dhe formimin e shumë artistëve, të cilët sot janë emra të njohur në skenën kulturore jo vetëm në Kosovë, por edhe në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë.
Për këtë veprimtari të gjithanshme dhe për sakrificën shumëvjeçare në ruajtjen, prezantimin dhe afirmimin e vlerave autentike të kulturës sonë tradicionale, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe institucionet kulturore përkatëse, e kanë nderuar ansamblin “Gurra” dhe udhëheqësin e tij artistik, Shaban Shabani, me mirënjohje të veçanta.
Ansambli “Gurra”, i themeluar në rrethana të vështira gjatë okupimit të viteve ’90-ta, mbetet ikonë e kulturës sonë në Anamoravë dhe në mbarë trevat shqiptare, falë programeve dinjitoze, autentike dhe me vlera të larta artistike, të prezantuara në qindra manifestime përkujtimore, festivale dhe ngjarje kulturore.
Pensionimi i mësuesit Shaban Shabani nuk është largim nga vlerat që ai mishëroi, por një dëshmi se puna me përkushtim, sakrificë dhe dashuri për dijen e kulturën mbetet trashëgimi e gjallë për brezat që vijnë.
Shaban Shabani, pedagog i çmuar dhe edukator i përkushtuar në misionin e tij profesional në arsim dhe kulturë, është një nga figurat më të njohura të skenës kulturore dhe folklorike të Kosovës. Me një veprimtari mbi 45 vjet, ai ka lënë gjurmë të thella në ruajtjen, kultivimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare.
Krenar për brezat që vazhdojnë rrugën e kulturës tradicionale
Mësuesi, folkloristi, koreografi dhe udhëheqësi artistik i njohur, Shaban Shabani, shpreh krenarinë e tij për brezat që ka formuar ndër vite dhe për gjurmën e qëndrueshme që ka lënë në kulturën tradicionale shqiptare.
Ai thekson se një numër i madh i ish-anëtarëve të ansambleve dhe shoqërive kulturore që ka udhëhequr po e vazhdojnë sot me sukses rrugëtimin artistik, duke kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e folklorit shqiptar.
Sipas Shabanit, suksesi i nxënësve dhe bashkëpunëtorëve të tij është dëshmia më e fortë e punës së palodhshme dhe e misionit edukativ që ai ka ndjekur për dekada.
“Si udhëheqës dhe mësues i tyre, ndihem edhe më i motivuar dhe krenar për arritjet e tyre”, shprehet Shabani, duke i përgëzuar publikisht për përkushtimin dhe sukseset në fushën e kulturës tradicionale shqiptare./rajonipress/


