Eko Higjiena

Tahiri: Secili deputet i PDK-së do ta mbështeste iniciativën për shpalljen e Thaçit president

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka thënë se çdo iniciativë për shpalljen e Hashim Thaçit president do të ishte një mesazh i rëndësishëm pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Tahiri është pyetur nëse ekziston një iniciativë për shpalljen e Thaçit president dhe sigurimin e numrit të nevojshëm të votave, me qëllim që, sipas tij, t’i dërgohet mesazh Gjykatës Speciale se ajo nuk flet në emër të popullit të Kosovës.

“Shumë iniciativë e qëlluar për me përcjellë mesazhin e kësaj gjykate të turpshme, këtë vendim skandaloz që e ka kumtu sot dhe më e turpshmja kur në emër të popullit e fyen Ushtrinë Çlirimtare, e fyen gjakun e dëshmorëve. Andaj, do të ishte një mesazh shumë i duhur në këtë kohë, në këto rrethana”, ka deklaruar Tahiri.

I pyetur nëse kjo iniciativë do ta kishte mbështetjen e Grupit Parlamentar të PDK-së, Tahiri ka thënë se është i bindur se të gjithë deputetët e kësaj partie do ta mbështesnin.

“I bindur jam, secili deputet i PDK-së me nderin dhe privilegjin më të madh ia jep mbështetjen”, është shprehur ai.

Mobi Casa

Tahiri ka bërë të ditur se PDK-ja të enjten do të mbajë mbledhjen e Kryesisë dhe të Grupit Parlamentar, ku, sipas tij, do të diskutohen veprimet që kjo parti do t’i ndërmarrë pas aktgjykimit.

“PDK-ja nesër e ka mbledhjen e Kryesisë dhe GP-së. Dhe PDK-ja do të marrë të gjitha veprimet e nevojshme ta kundërshtojë këtë padrejtësi historike, këtë ditë të zezë që i është bërë shtetit dhe UÇK-së”, ka deklaruar Tahiri.

I pyetur nëse PDK-ja do të kthehej në Kuvend për këtë iniciativë, Tahiri ka thënë se partia e tij do të jetë aty ku, sipas tij, është interesi i shtetit dhe i kombit.

“Ne jemi aty ku është interesi i shtetit dhe kombit”, ka theksuar ai. /Dukagjini

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.