Diaspora sjell miliardat, shteti ua kthen shpinën
Bazuar në të dhënat zyrtare të Buletinit vjetor të BQK-së (Bankës Qendrore të Kosovës), mësohet se gjatë vitit 2016, qytetarët e Kosovës kanë pranuar afër 700 milionë euro mbështetje financiare nga të afërmit e tyre. Remitencat e pranuara në Kosovë, që njëherësh paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra.
Asnjë ofertë joshëse për investime, por shantazh dhe haraç
Bazuar në të dhënat zyrtare të Buletinit vjetor të BQK-së (Bankës Qendrore të Kosovës), mësohet se gjatë vitit 2016, qytetarët e Kosovës kanë pranuar afër 700 milionë euro mbështetje financiare nga të afërmit e tyre. Remitencat e pranuara në Kosovë, që njëherësh paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra.
Analistët vlerë- sojnë se remitencat janë ato që po e mbajnë shtetin dhe ekonominë e Kosovës deri diku në “këmbë”, pasi ekonomikisht ky shtet është vend i goditur dhe i kapur për vdekje nga mafio-politikanët dhe mafio-oligarkët e tejinkriminuar, duke marrë parasysh se nuk ke shans të zhvillosh një biznes, e as të mbetesh në treg,po nuk ua pagove haraçin partive politike në pushtet,qofshin ato në pushtetin qendror apo lokal. Sipas këtyre analistëve, nuk merr dot licencë për asgjë, nuk merr dot leje ndërtimi pa paguar ndoshta edhe milionat për pushtetarët dhe sekserët e tyre.
Ambienti biznesor të përmirësohet
Eksperti i ekonomisë dhe ligjëruesi universitar, Muhamet Sadiku tha për “Kosova Sot” se, Kosova ende nuk ka ndërtuar qëndrueshmëri zhvillimore. “Realizimi i normave më të larta të rritjes ekonomike në nivelin e tanishëm varet nga zbulimi dhe mobilizimi i resurseve ekonomike. Pritjet ishin që Kosova gjatë zhvillimit të krijojë mjete për financim edhe nëpërmjet tregut financiar dhe instrumenteve alternative financiare ( franshizës, faktoringut, lizingut, pjesëmarrjes në kapital. Kosova në këtë aspekt është në defensivë financiare, pasi ende mbahen jashtë shuma të mëdha të këtyre mjeteve (Trusti, mjetet e privatizimit e të tjerë)”, vlerëson eksperti Sadiku. Ai shtoi se si burim i sigurt me vite paraqiten dërgesat e të punësuarve nga jashtë. “Në mungesë të progresit në zhvillim (punësimi, pagat, pensionet), këto para shkojnë për konsum dhe mbulimin e deficitit buxhetor”, vijoi më tutje ai. “Kjo tregon se nëse duam ndryshime në orientimi e këtyre mjeteve në sektorë privatë kërkohen politika ekonomike në favor të tregut konkurrues. Prandaj, për të joshur këto mjete në programe të zhvillimit, kërkohet ndërtimi i një mjedisi miqësor edhe për investime të diasporës kosovare. Tregohet një rënie e ndjesisë sociale për familjet në nevojë”, potencoi Sadiku.
Tregtarët shtojnë shitjet
Analisti i financave, Milazim Abazi, bankier, tha për “Kosova Sot” se remitencat e bashkatdhetarëve, tanë që po i dërgojnë në Kosovë, mesatarisht afër 700 milionë në vit, paraqesin një ndër shtyllat kryesore të mbijetesës ekonomike të kosovarëve. Ai theksoi se krahas dërgimit të rreth 700 milionë eurove si remitenca, bashkatdhetarët tanë edhe së pakut po aq i shpenzojnë gjatë qëndrimeve verore në Kosovë . “Në bisedat me tregtarët në Kosovë gjatë gjysmës së dytë të korrikut dhe gjysmës së parë të gushtit, ata pranojnë se gjatë kësaj periudhe për shkak të prezencës së diasporës kanë trefishim të pazarit ditor. Ndaj, marrë në përgjithësi, të hyrat vjetore nga diaspora sillen rreth 1,5 miliard euro”, vlerësoi ai. Shih për këtë, sipas bankierit Milazim Abazi, institucionet e Kosovës duhet që të bëjnë shumë më tepër në mikpritjen e tyre, duke filluar nga vendkalimet kufitare me trefishim të kapaciteteve pritëse e deri tek ofrimi i projekteve investive për diasporën kosovare.
Mbijetesa nga haraçi
Eksperti i ekonomisë, Dardan Grapci tha për “Kosova Sot” se qytetarët e Kosovës të vetmen mbështetje financiare e kanë nga të afërmit e tyre. “Për të qenë një shtet i fortë duhesh të kesh edhe ekonominë e fortë, bile së paku një anëtar të familjes në punë, pastaj taksat e ulëta etj., por në Kosovë po ndodh e kundërta, ngase ekonomia është shumë e dobët, përderisa mbi 70 për qind e popullit është e papunë, kemi taksat e larta, prandaj ky popull çdo ditë e më shumë po vuan dhe po kërkon ndihmë nga shteti”, u shpreh ai. Veç saj, ekonomisti Grapci tha se gjithashtu është shumë e vërtetë që në një shtet si Kosova po deshe të punosh, apo të hapesh ndonjë biznes, nuk ke qare pa u lidhur me ndonjë politikanë të fortë. “Ose nuk mundesh fare që të mbijetosh me atë biznes dhe nuk mbijeton nëse nuk u jep haraç mafiozëve, sepse nëse nuk u jep, mund të ndodhë shumëçka, duke ia filluar nga djegia e lokalit e deri te vrasja e ndonjë anëtari të familjes”, u shpreh ai. Sipas Grapcit, më mirë kishte për të qenë nëse shteti i Kosovës fillon me një plan për të punësuar të rinjtë, kurse Policia e Kosovës duhet për t’i mbrojtur biznesmenët e ndershëm, të cilët janë të kërcënuar etj.
Kriza politike, me pasoja ekonomike
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Xhevdet Neziraj tha për “Kosova Sot’, se duhet të shihet se me sa vështirësi jemi duke i krijuar institucionet tona dhe se vonesat e këtilla shkojnë vetëm në dëm të qytetarëve dhe zhvillim ekonomik të vendit. “Dhe, këto vonesa u konvenojnë vetëm atyre bizneseve që nuk përfillin ligjet, sepse në këtë situatë kur nuk funksionon asgjë, atëherë mundësia është më e madhe që t’i ikin përgjegjësisë dhe ligjeve”, u shpreh ai. “E tëra kjo situatë e vonesë me themelim institucionesh me të madhe po kontribuon që ekonomia e brishtë e Kosovës e ka sjellë vendin në një pozitë ku remitencat e bashkatdhetarëve tanë janë bërë një infuzion me shumë rëndësi që po e mbajnë në “këmbë” ekonominë e brishtë të Kosovës”, ka deklaruar ai.
Dyshimet e “Konsumatorit” Selatin Kaçaniku
(“Konsumatori”), nga shoqëria civile, tha për “Kosova Sot” se me rrugë legale Kosova vitin e kaluar ka pranuar rreth 750 milionë euro remitenca nga mërgata. “Alokimi ” i mjeteve shtesë nga Evropa e bota me ardhjet turistike, me udhëtimet, me mallra e shërbime si dhe me udhë të tjera të dërgimit të mjeteve financiare, bën që kjo shumë të tejkalojë shifrën prej 1 miliard euro, besa ka mundësi të arrijë deri te dyfishi i sasisë ” zyrtare ” të remitencave”, u shpreh ai. “Pamundësia ose fshehja e shumës reale të remitencave lidhet drejtpërsë- drejti edhe me nivelin e ulët të grumbullimit fiskal për buxhetin e shtetit. Ka të bëjë me 2/3-tat e buxhetit, të cilat ” mungojnë” për arsye të keqmenaxhimit dhe të udhëheqjes së shtetit nga lobet e fuqishme biznesore-politikeinstitucionale. Kjo “pamundësi” ose fshehje e shumës reale të remitencave, potencialit real, nga ndokush – bëhet me qëllim”, potencoi Kaçaniku. Sipas tij, mbi 90 për qind e nevojave të shtetit e të qytetarit konsumator taksapagues përmbushet nga importi. “Ky import kushton më shumë se 1 miliard euro në vit. Sepse, niveli i shpëlarjes së parave është tejet i lartë”, tha ai.
Sipas Kaçanikut, politizimi i gjithçkaje, edhe i remitencave, i diasporës – mërgatës, është evident. “Institucionet e zyrtarët dhe partitë e politikanët kanë dështuar në trajtimin me dinjitet të diasporës e mërgatës, sidomos në orientimin dhe përkrahjen drejt investimeve të remitencave, pastaj të edukimit të qytetarëve pranues remitencash për investimin e remitencave në projekte të vogla familjare”, theksoi ai./kosova sot/


