UBT

18-vjeçari nga Kosova dënohet me nëntë vjet burg në Gjermani

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Gjykata e Lartë Rajonale e Dyseldorfit ka dënuar me nëntë vjet burg një 18-vjeçar nga Kosova, pasi ai kishte tentuar të vriste mësuesen e tij.

I riu, i cili dyshohet se ka vepruar për motive islamiste, u shpall fajtor të martën (22.09) për dy raste të tentativës për vrasje dhe lëndim të rrezikshëm trupor, bëri të ditur një zëdhënëse e gjykatës.

Vendimi, në të cilin është marrë parasysh edhe një dënim i mëparshëm për të mitur nga Gjykata e Qarkut në Essen, ende nuk është i formës së prerë.

Nuk përjashtohet ndalimi preventivTrupi gjykues urdhëroi vendosjen e 18-vjeçarit në një institucion për terapi sociale.

Sipas mediave gjermane (dpa, epd https://www1.wdr.de/nrw/essen/essen-mordversuch-jugendlicher-berufsschule-messerattacke-100.html), meqë i riu nga Kosova pritet të kryejë edhe vepra të tjera të rënda penale, nuk përjashtohet mundësia e vendosjes së tij më vonë në ndalim preventiv.

Me dënimin prej nëntë vjetësh burgim, gjykata u bazua në kërkesën e Prokurorisë Federale dhe mbeti vetëm një vit nën dënimin maksimal prej dhjetë vjetësh për të mitur.

Radikalizimi përmes internetitGjykata e konsideroi të provuar se i akuzuari kishte zhvilluar një qëndrim radikal islamist përmes internetit.

Transmetuesi publik WDR, pjesë e ARD, në shtator të vitit të kaluar, kur ishte 17-vjeç, nxënësi kishte vendosur të vriste mësuesen e tij kujdestare në një shkollë profesionale, si dhe sa më shumë persona të besimit hebre që të mundej në Sinagogën e Vjetër në Essen.

Uji Dea

Fyerja ndaj Profetit si shkak i sulmit18-vjeçari, i cili ka pranuar veprat, deklaroi se mësuesja e tij kishte fyer Profetin Muhamed.

Ditën e sulmit, ai fillimisht sulmoi dhe plagosi kujdestarin e një shkolle fillore, ku kishte kryer orë shërbimi në komunitet.

Më pas, shkoi në shkollën profesionale në Essen dhe e sulmoi mësuesen me thikë. Gruaja pësoi plagë të rrezikshme për jetën në pjesën e kraharorit.

Sinagoga e Vjetër ishte objektivi tjetërSipas trupit gjykues, i akuzuari u largua nga vendi i sulmit drejt Sinagogës së Vjetër në Essen, ku, sipas Prokurorisë së Përgjithshme Federale, synonte të vriste sa më shumë hebrenj.

I frustruar nga fakti se sinagoga ishte e mbyllur në atë kohë, ai më pas sulmoi me thikë një person të pastrehë në një stacion autobusi, duke e plagosur edhe atë në rrezik për jetën.

Policia i dha fund sulmitPolicia e ndaloi të riun në një park aty pranë, pasi ai nxori thikën.

Sipas aktakuzës, ai synonte të vdiste si “martir” nga të shtënat e policisë.

Një prej pjesëtarëve të policisë qëlloi me automatik dhe e goditi të akuzuarin në fytyrë. Ai më pas u arrestua me plagë të rënda.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.