HW

Borxhi i jashtëm i Kosovës arrin në 4.61 miliardë euro në tremujorin e tretë të 2025

/ 1 minutë lexim
HW

Në fund të tremujorit të tretë të vitit 2025, borxhi i jashtëm bruto i Kosovës, që përfshin borxhin publik dhe atë privat, arriti në 4.61 miliardë euro, duke shënuar një rritje prej 142.08 milionë euro krahasuar me tremujorin paraprak.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, rritjen e borxhit të jashtëm e ka nxitur kryesisht sektori privat, me kontribut prej 145.21 milionë euro, ndërsa borxhi publik u zvogëlua për 3.12 milionë euro.

Uji Dea

Borxhi i sektorit publik në fund të tremujorit të tretë të vitit 2025 arriti në 1.02 miliardë euro, duke përbërë 22.05% të gjithsej borxhit të jashtëm. Pjesa më e madhe e borxhit publik lidhet me borxhin e jashtëm të qeverisë, i cili në këtë periudhë ishte 855.82 milionë euro.

Ndërkaq, borxhi i sektorit privat arriti në 3.59 miliardë euro, duke përbërë pjesën më të madhe të borxhit të jashtëm të vendit. Sipas të dhënave të BQK-së, pjesëmarrësit kryesorë në borxhin privat janë: bankat komerciale me 19.73%, kompanitë në relacion të investimeve direkte me 27.61% dhe sektorët tjerë me 52.66%. /Buletini Ekonomik/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.