UBT

Der Standard: AAK-ja dhe Nisma për hakmarrje, VV nacionaliste e majtë

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

E përditshmja austriake “Der Standard”, ka bërë një analizë shumë interesante për rrjedhat politike në Kosovë. Duke komentuar vizitën e presidentit austriak në Kosovë, Heinz Fischer, kjo gazetë shkruan se edhe përkundër bllokadës parlamentare, presidentit austriak do t’i lejohet të flas.
“Do të lejohet të flas? Para vizitës së presidentit Heinz Fischer në Kosovë, janë dashur intervenime të shumta, në mënyrë që mysafiri të ketë mundësi të flas në Parlamentin e Kosovës”, kështu e ka filluar artikullin gazetarja e “Der Standard”, Adelheid Wölfl, e cila është një njohëse shumë e mirë e zhvillimeve politike në Ballkan.

Sipas gazetës, në ditët e fundit nuk ka të drejtë askush të flas, sepse opozita kosovare ka bllokuar parlamentin e Kosovës, përmes aksioneve të hedhjes së gaz lotsjellësit. Opozita është duke protestuar kundër marrëveshjes me Serbinë. Prandaj, edhe është kundër mbajtjes së seancave parlamentare – edhe kundër fjalimit të presidentit Fischer, sepse dëshiron të parandalojë një normalizim të marrëdhënieve. Por, në fund, ajo ndryshoi mendim dhe të mërkurën, kryesia e Kuvendit shumë shpejt vendosi që fjalimi të realizohet sot në mëngjes, shkruan “Der Standard”, transmeton Republika.info.

Ratifikimi i MSA-së

“Edhe Marrëveshja për Stabilizim dhe Asocim do të ratifikohet po ashtu sot. Fischer erdhi në Kosovë me ftesë të presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga. Ish policja në skenën politike kosovare llogaritet si kategori e lehtë, por ka mbështetjen e ndërkombëtarëve, sidomos të amerikanëve. Në mënyrë indirekte, ata e sollën në pushtet. Pikërisht Jahjaga, ishte e para që paraqiti alternativë për bllokadën.

Marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe që është arritur më 25 gusht në Bruksel, do të dërgohet për verifikim në Gjykatën Kushtetuese. Me këtë hap, ajo dëshiron të fitojë kohë për të sjellë opozitën në Parlament. Partitë opozitare AAK dhe Vetëvendosje janë duke protestuar edhe për marrëveshjen e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi. Shefi i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se komisioni që ka përcaktuar vijën kufitare është i korruptuar. Për këtë nuk ka asnjë fakt, por akuzat për korrupsion bëhen shumë shpesh në Ballkan. Tash mund të themelohet një komision që do të bëjë verifikimin e punës së këtij komisioni, për të larguar këtë pengesë nga vendi dhe koha”, shkruan kjo e përditshme austriake, transmeton Republika.info.

Përsëri gaz lotsjellës

“Partitë qeveritare janë munduar të vazhdojnë punën, por që nga tetori, në çdo seancë të Kuvendit, opozita ka hedhur gaz lotsjellës. Javën e shkuar, parlamentarët e shpëtuan vetën në katin e pestë. Problemi qëndron se detektorët e metalit nuk janë duke i hetuar bombolat e gazit, të cilave më parë po ju largohen pjesët e metalta, për t’i futur me lehtë në Kuvend.

UBT

Kryengritja e AAK-së dhe NISMA-s, të cilat kishin llogaritur që të ishin pjesë e Qeverisë, mund të shihet si një aksion hakmarrës kundër Isa Mustafës, i cili në minutën e fundit hoqi dorë nga koalicioni me ta. Kurse, protesta e Albin Kurtit, shef i Vetëvendosjes, ka një karakter ideologjik. Kurti përnjëmend beson se Marrëveshja me Serbinë është e rrezikshme. Ai ishte gjithmonë kundër çdo marrëveshje me Beogradin”, shkruan “Der Standard”, transmeton Republika.info

Përmbysja e disponimit

“Por, atmosfera në Prishtinë ka pësuar një përmbysje. Deri dy javë më parë, Kurti me anë të përbetimeve dhe teorive nacionaliste të majta, arriti të shënojë pikë, por kosovarëve nuk ju pëlqen fare gazi lotsjellës. Kjo atyre ua kujton luftën”, shkruan “Der Standard”.

Sipas kësaj të përditshme austriake, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, mund vetëm të qesh me “lojën politike” të Haradinajt. “Nga zyra e tij ai i sheh bjeshkët në kufi me Malin e Zi, të cilat janë të mbuluara pjesërisht nga bora. Disa shqiptarë kanë toka në anën e Malit të Zi, ku në verë kullosin bagëtinë. Edhe politikanët kanë shtëpiza”, shkruan “Der Standard”, duke shtuar se edhe Ramush Haradinaj ka një të tillë, por në anën kosovare, për të cilën thuhet se ka treguar kryetari Muhaxheri.

“Problemi është historik”, citohet të ketë thënë Muhaxheri. “Në 1941 shumëkush ka luftuar kundër çetnikëve dhe për ketë e kanë në kujtesë se vija kufitare ishte më lartë sesa që është”, ka thënë ai për “Der Standard”.

Sipas Muhaxherit, ish-udhëheqësi i UÇK-së, Ramush Haradinaj, është duke e kundërshtuar kufirin, vetëm pse është duke humbur para dhe fuqi. /Republika.info/