Mobi Casa

Daily Mail: Shqipëria, ai vendi i çartur komunist? Ka ndryshuar

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Në prag të hapjes së sezonit turistik 2013 në Shqipëri, një reklamë mjaft e mirë i bëhet Shqipërisë nëpërmjet një shkrimi të tabloidit britanik, Daily Mail, ku theksohet se Shqipëria tashmë është një vend që ka ndryshuar, transmeton Panorama.

“E kujtoni Shqipërinë? Vendi i çartur komunist, që ju priste flokët në aeroport në rast se ato ishin shumë të gjatë? Ku ata urrenin çdo gjë perëndimore, por shikonin si të çmendur filmat e Norma Wisdom? E pra, ka ndryshuar!

“Kështu nis shkrimi i britanikes Daily Mail që e cilëson vendin tonë si këndin e fundit të Ballkanit, me plazhe të bukura dhe çmime që ju bëjnë të buzëqeshin.

Shqipëria thuhet në shkrimin- guidë të Christopher Middleton, është pak a shumë si Spanja e 50 viteve më parë, me çmime të ulta. Kaloni pushimet në bregdetin e Adriatikut, dhe do të shijoni kilometra plazhe ranore dhe çmime që do të sjellin buzëqeshjen në buzët tuaja.

Shkrimi ndalet dhe shpjegon mënyrën se si mund të vihet nga Britania për në Shqipëri, me katër herë në javë British Airëays, ku theksohet se udhëtimi zgjat më pak se të shkosh për në Greqi.

Mobi Casa

Dy prej destiancioneve të mëdha të Shqipërisë, thotë Daily Mail janë qyteti i Durrësit, me resortin e afërt Golemin, zonë e cila pëlqehet më shumë nga vëllezërit e tyre kosovarë. Vetëm një gjë nuk mund ta gjeni në Durrës, vetminë, thotë Christopher Middleton.

Gjiri i Lalzit është një tjetër destinacion i mrekullueshëm, ku edhe këtu thuhet se mund të shijosh ushqime të mrekullueshme me çmime shumë të lira.

Jo vetëm plazhet e bëjnë Shqipërinë tërheqëse, por edhe kryeqyteti Tirana, vijon më tej shkrimi në Daily Mail. Pavarëisht një dekade të vështirë ekonomike, qyteti rezulton të jetë një metropol me bulevarde elegante, parqe, plus një koleksion ndërtesash shumëngjyrëshe që rrethojnë sheshin Skenderbej.

Gjuha, shkruhet më tej ka një identitet krejtësisht të vetin. Duhet të shqiptoni “Faleminderit”, dhe sa për “Goodbay” ajo nuk është “Ciao” ose “Aurevoir” por “Mirupafshim”, e cila tingëllon më shumë me një tështimë sesa një përshëndetje.

Nëse doni të shihni Shqipërinë autentike, atëherë ju duhet ta shikoni atë sa më shpejt, përfundon Daily Mail.