Uji Dea

Shtrëngata me erë, rrebeshe shiu e breshër, parashikimi i motit për fundjavë dhe javën e ardhshme

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Prishtina Weather ka njoftuar se sot pritet të ketë përkeqësim të motit me zhvillimeve të rrebesheve me bubullima, që nga orët e mëngjesit. Gjatë fundjavës, temperaturat do të jenë në rënie, raporton Express.

Depërtimi i një fronti të ftohtë parashihet të sjellë ditën e shtunë përkeqësim të motit, me zhvillime të rrebesheve me bubullima, që nga orët e mëngjesit.

Gjatë ditës mund të zhvillohen edhe si shtrëngata me me erë më të fuqishme, rrebeshe shiu, e lokalisht edhe priten kushte për breshër. Rrebeshe shiu mund të shfaqen edhe përgjatë ditës së diel.

Java vijuese fillon me mot më stabil, më shumë intervale me diell. Temperaturat pësojnë rënie. Ato minimale luhaten ndërmjet

Erërat më të theksuara në ditë të fundjavës, do të mbajnë ndotësit ajror më të shpërndarë. Kështuqë indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira.

24.06 – Intervale me diell paradite. Herët në mëngjes rrebeshe shiu me bubullimë. Pasdite më vonë mbi vend kalojnë edhe shtrëngata me erë dhe shi. Lokalisht reshjet mund të jenë më intenzive të shoqëruara edhe me breshër.

UBT

25.06 – Do të dominojnë më shumë vransira. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.

26.06 – Intervale më të gjata me diell.

27.06 – Kryesisht me diell.

28.06 – Kryesisht me diell paradite. Pasdite më vonë priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.

Era do të fryjë nga veriu e verilindja e lehtë dhe mesatare 4-11m/s. Të shtunën me hove edhe deri në 20m/s lokalisht.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale.