UBT

Cikël poetik nga Faton Krasniqi

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Biografi e shkurtër e Faton Krasniqit. Ka lindur në Kamenicë më: 27.06. 1982, ku mbaroi shkollën fillore, gjithashtu të mesmen në drejtimin mjekësi e përgjithshme.

Studimet universitare i vazhdoi në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Filologjisë në Departamentin e Gjuhës Shqipe. Studimet Postdiplomike po në UP, në Fakultetin e Filologjisë, në Departamentin e Gjuhës Shqipe, studimet i përfundoi me shumë sukses dhe të arritura të larta.

Është autor u dy veprave letrare me poezi, autor i shumë shkrimeve publicistike, gjithashtu merret me studime gjuhësore, prozë dhe poezi; njëherit është Futbollist i K.F.”Dardana”.

Faton Krasniqi aktualisht është drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Kamenicës.
……………………………………………………

Cikël poetik

ECIM

Heshtjen mos e përtrijë
Në rrugëtimet maratonike
Jepjau buzëqeshjen si dhuratën më të mirë
Lakmitarëve të universit mistik
Mes anëtarëve të partisë mediokrite
Zgjidh një nga ne
Por jo nga ata që janë të ulur në safet e para
Ne nuk bëjmë pjesë aty
Na përzgjedh mundësisht sot
Që mos të qajmë nesër e pasnesër
Për ditët e kaluara në kotësi

PIRATËRI

Mëngjeset e bardha
I ndjekin ëndrrat e këqija
Të netëve të zeza
Harbutëria kryeneqe
Ngjall imazhet e shtrydhura
Nga pelimët e kohës së shkuar
Piratëria fikson rezultatet e së ardhmës

LUNDRA

Arsyet e heshtjes
S`e boshatisin botën e mjerë
Pa qetësi
Ajo s`heshtë
Ajo s`fle
Shpirtin e ka trazuar
Nga mediokritët egocentristë
Që s`duan as Demo as Krati
Dhe trazojnë lundrën e kohës së mbarë
Edhe kur s`ka dallgë e valë

PËRLINDJE

Fërfëliten kandilat
E pendesës
Vegimet ndëshkojnë
Satanët e dehur
Orët e shekujve
S`shkrijnë dot
Rilindjen e shpresave

NËPËR KOHË

Koha treti gurët e varreve
Shkrumoi trandafilet bojë qielli
Gozhdoi fatet e bardha
Përdhosi hajmalitë e shkreta
Solli netët ogurzeza
Ceremoni kortezhie
Tinguj notash funebre
Simfoni e trishtë
Pasqyrë mëkatesh
Mes zemrash të shtrydhura anemike

ESPERANCA

Gjilpëra e kohës
Ndoqi zemërimin e kujtesës
Kjo pasqyrë përzuri
Korin e jehonës së dhunshme
Zemrat iu hapën zemrave
Të drejta janë shpresat
Të ardhmen do ta mbjellim
Me luledashuri

FYTYRA dhe MASKA

Nga padrejtësia
Dhe injoranca
Humbëm çdo betejë
Edhe ato pak beteja
Që i fituam
I fituam me padrejtësi
Dhe injorancë

Eco Higjiena

KOHA ECËN PARA KOHE

Sikur të kishte guximin
E burrneshave kreshnike
Në sokaqet e lagjës
Së pashtruar
Mikut të “teatrit të thashethemnajës”
Shfryerje epshesh
Nuk do t`i ofronte
Pak nga pak po futemi
Në epokë lakuriqësie
Tani koha ecën para kohe
Faqet nuk s`kuqen më prej
Marrëzie

AKTVENDIM

Dihama e mnershme
Rënkoi orë e çast
Gjithëkund erë mërëzie
Të nxirë në shpirt
Nga e djeshmja e bestytnive
Klithje strehimoresh vetmie
Duke vringëlluar harçe
Mendimesh utopie
Pa me se të ndriçohesh
Në errësirë
Buzëqeshjen kush ta sheh
Lotin kush ta ndje
Një aktvendim për dalje
Nga këtu do të ishte
Më e mira gjë

MËKATARËVE

Mëkatarë
Po bie shi
Të dalim
Të lahemi
Në të

LIBURNË

Me shpirt të plagosur
Nga porosia dy mijë vjeçare
Pshehrëtisin në kuvert lundërtarët
Lundro më shpejt liburnë
E gjorë dallgësh
Është kohë furtunash
Mos të strehohemi
Ndër stuhitë e moçme
Po ti shpejto liburnë
Shpejto
Bregu s`është larg
Duhet ti afrohemi edhe paksa…

TY

Unë i rezistoj apokalipsës
Po si të rezistoj Ty
Odiseu e deshi Penelopën
Po sa e deshi Penelopa atë
Apokalips s`je ti
E nëse ky rrugëtim
Do na shpjerë deri në ofiqari
A do të thërrasim dëshmitarë
Famullitarë apo fallxhi
E pas kësaj do të luajmë një
Kazaçok kozakësh
Apo një vals për
Tonën dashuri

NË PAMBARIM

A është jeta një
Arkë gazmore
Simetria e saj
Lakuriqësi e brishtë
Çdo natë merr një të ligë nga ne
Me dashje pa shkas
I bie kujtdo
Gjallëri mjerim s`i dallo
Të heshtur a llafazanë
Për të janë një
Çastet e orareve të
Itinerareve i ka të shkruara
Që moti ndoshta nga dje
S`na mbetet tjetër pos
Të dëshmojmë një fije
Pafajësie
Që mos të braktisemi në pambarim

NË VAZHDIMËSI

Gjëmëheshtur ikja
Nga djajtë e tërbuar
Të motit të lig
Kafshatën e bukës
E mbaja nën dhëmbët e bardhë
Hijet e padukshme
Më ndiqnin si në
Lindje e Perëndim
Moçali ogurzi
Rritej para thembrës
Katërdhjetë e tre
Kanioni i vogël
Më thërriste të tretem në të
Helmeta e kafkës
Si një kambanë
E ndërtuar keq
Rrinte mbi të
E unë
Në tempujt e kotësisë
Gostisja me të
Mallkuarit e perëndisë

PRINCIPESA

As mos beso
As mos dysho
Se botën do ta
Ndezin qirinjtë e tu
Ata do të digjen
Sëbashku me ëndërrimet
E tua të kota
Se do të marrësh
Fronin princesor
Para princesës Sofi

ENGJËJ apo DJAJË

Ku ta dija unë
Se cilët ishin engjëj
Apo djajë
Që të dy donin
Të më bindin
Me shumë qetësi
Unë s`e dija
Se cili ishte ai
E cili ai
Vulë nuk patën
Deklaratë s`nënshkruam
Në fytyrë s`i pashë
Ngjyrën nk ua di
Por në njërën anë
U rradhita po në cilen s`e di