Fundamenti

Nxënësit e gjimnazit “Kuvendi i Lezhës”, përgatiten harta nga fusha të ndryshme për komunën e Vitisë

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Viti – Nxënësit e Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” – Viti, të shoqëruar nga drejtori Mujë Tafa, janë pritur sot në takim nga kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti.

Gjatë këtij takimi nxënësit kanë paraqitur para kryetarit disa harta që janë punuar nga ta në bashkëpunim me profesorët nga lënda Gjeografi dhe TIK dhe nga eksperti i kësaj fushe Bashkim Idrizi nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut.

Hartat janë të karaktereve të ndryshme si demografike, ekonomike, biznesore, bujqësore etj dhe janë përgatitur nga vetë nxënësit në kuadrin të një projekti në mbështetje të GEO-SEE Institute.

Fundamenti

Haliti i përgëzoj ata për punën duke kërkuar që të vazhdojnë me angazhime në mësime dhe në ngritje profesionale, pasi sipas tij e ardhmja e vendit varet nga puna dhe angazhimi e të rinjve.

Përndryshe bëhet me dije se nxënësit kanë hartuar 9 harta dhe atë në një periudhë 6 mujore. Gjithashtu ata prezantuan edhe draft uebfaqen e gjimnazit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.