Hidromorava

Komunat kërkojnë nga MASHT-i shpërndarjen e teksteve mësimore në shkolla

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Asociacioni i Komunave ka kërkuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit që sa më parë të nis procesin e shpërndarjes së teksteve mësimore në shkollat e Komunave të Republikës së Kosovës.

Në reagimin publik thuhet se kjo vonesë mund të shkaktoj probleme dhe ngecje në fillimin e mbarë dhe të rregullt të vitit shkollor, transmeton Telegrafi.

“Kjo vonesë tepër e panevojshme mund të shkaktoj probleme dhe ngecje në fillimin e mbarë dhe të rregullt të vitit shkollor. Viti i ri shkollor për çdo vit nis dhe është i planifikuar të nis njëjtën datë. Së këndejmi vonesat e tilla në shpërndarjen me kohë të teksteve mësimore janë të pakuptimta por edhe të papranueshme”, thuhet në reagim.

Asociacioni shton tutje se “asnjë justifikim në këtë vonesë nuk i intereson askujt, e më së paku nxënësve dhe arsimtarëve tanë”.

Fundamenti

Ndryshe, MASHT ka konfirmuar ditë më parë për Telegrafin se viti ri shkollor do të nis viti ri shkollor 2023/24.

Zëdhënësja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Edona Kutleshi-Maliqaj ka konfirmuar për Telegrafin se procesi mësimor do të fillojë më datën 1 shtator (e premte).

“Viti i ri shkollor do të nis më datën 1 shtator, nuk do të ketë shtyrje. Së shpejti edhe ministrja do ta nënshkruajë udhëzimin administrativ “, ishte shprehur ajo. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.