Uji Dea

Ç`do ditë e më keq për Alban Hysenin: Kuvendi nuk e procedon kërkesën e tij për futjen në rend dite të buxhetit 2025 dhe ndërrimin e destinimit të fshatit social

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Paraprakisht, kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka propozuar që të futet në rend dite miratimi i buxhetit për vitin 2025 dhe ndërrimi i destinimit të shfrytëzimit dhe dhënia në shfrytëzim të fshatit social të Kuvajtit “EuroSky”, kërkesa këto të cilat sërish nuk morën mbështetjen e shumicës, pasi partitë opozitare (LDK, PDK, Vatra), të cilat e përbëjnë shumicën në Kuvendin Komunal, votuan kundër, nën arsyetimin se nuk janë plotësuar kërkesat e tyre.

Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, kryesues, në seancën e parë të rregullt për vitin 2025, ka miratuar raportet e punës së komiteteve për vitin 2024, planet e punës së komiteteve për vitin 2025, raportin e komisionit për emërtimin e rrugëve, të cilin e ka paraqitur Blerim Haziri (VV), kërkesën e NPL Stacioni i Autobusëve për mbështetje financiare në shumën prej 207 mijë euro për shkak të vështirësive të funksionimit pas fillimit të punimeve aty deri në përfundimin e këtij projekti, të cilën e ka prezantuar drejtori i kësaj ndërmarrjeje, Burhan Isufi, sikurse edhe kërkesën e Shoqatës së Invalidëve të Luftës për mbështetje ndaj një veterani të cilit i është rrënua shtëpia.

Në këtë seancë, është diskutuar edhe rreth klasifikimit dhe riciklimit të mbeturinave, me inicim të asambleistit Ismajl Kurteshi, për përmirësimin e gjendjes në këtë aspekt, ku është miratuar një Komision prej pesë anëtarëve për të nxjerrë një raport me rekomandime për të dalë nga kjo gjendje e rëndë.

Fundamenti

Po ashtu, Kuvendi, ka miratuar edhe kërkesën e komisionit të bursave për ndarjen e mjeteve shtesë në vlerë prej 17.000 euro për shtatë bursistë.

Paraprakisht, kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka propozuar që të futet në rend dite miratimi i buxhetit për vitin 2025 dhe ndërrimi i destinimit të shfrytëzimit dhe dhënia në shfrytëzim të fshatit social të Kuvajtit “EuroSky”, kërkesa këto të cilat sërish nuk morën mbështetjen e shumicës, pasi partitë opozitare (LDK, PDK, Vatra), të cilat e përbëjnë shumicën në Kuvendin Komunal, votuan kundër, nën arsyetimin se nuk janë plotësuar kërkesat e tyre.

Kuvendi ka shtyrë për një seancë tjetër kërkesën e qendrës për hulumtim dhe zhvillim për mbështetje financiar për Universitetin e Preshevës, diskutimin rreth kontratave mbi vepër, kërkesën për bashkëpunim ndërkomunal me Komunën e Gostivarit dhe raportin e punës të Komisionit për dhënien e titujve të nderit, mirënjohjeve dhe shpërblimeve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.