Eko Higjiena

Maliqi: Edhe këtë vit mërgimtarët për fat të keq, nuk do të shohin asgjë risi në qytetin tonë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kështu që edhe këtë vit mërgimtarët për fat të keq nuk do të shohin asgjë risi në qytetin tonë për pos shëmtimeve dhe degradimeve të vazhdueshme të projekteve të më hershme. Ende rruga Gjilan – Përlepnicë nuk është përfunduar qe tri vite. Sheshi jo, rruga Gjilan – Prishtinë jo. Gjilan – Kllokot jo. Mërgimtarët mund ta gjejnë Gjilanin si në vitin 2021 thotë Latif Maliqi nga LDK-ja.

Latif Maliqi është asambleisti më aktiv nga subjektet politike dhe i njeh mirë të gjitha nevojat që ka qyteti i Gjilanit dhe çdo kritikë apo akuzë e tij merret shumë seriozisht nga publiku.

Maliqi duke ju referuar zhvillimeve të fundit ku tani jemi në prag të ardhjes së mërgimtarëve mendon se jo vetëm shërbimet publike, por duke u nisur nga kryetari i Komunës e deri tek zyrtari i fundit i emëruar nga kjo qeverisje në komunë, nuk janë duke treguar seriozitet me detyrat e marrura nga votuesit e qytetit tonë.

Mobi Casa

“Ne nuk e kemi parë që kjo drejtori ka marrë mundin që të përgatit diçka që lidhet me pritjen e mërgimtarëve tonë, e që është infuzioni kryesor në investime. Pos vijave të bardha që i shohim këto ditë edhe ato kanë filluar të shlyhen se nga data 30 maj janë duke i bë vijat e bardha. Por nëse marrim një shembull, është filluar projekti Stanishorka ku me ardhjen e mërgimtarëve aty bëhen kolona të gjata dhe kundërmon era e keqe, që me orë të tëra duhet të pritet në kolon e kur e dimë që koha e tyre është e vlefshme sepse i kanë ditët e caktuara” tha Maliqi për rajonipress.

Sipas tij në këtë projekt është bërë një veprim kozmetikë në prerjen e disa drunjëve asgjë tjetër nuk është realizuar nga 1 dhjetori 2023.

“Kështu që edhe këtë vit mërgimtarët për fat të keq nuk do të shohin asgjë risi në qytetin tonë për pos shëmtimeve dhe degradimeve të vazhdueshme të projekteve të më hershme. Ende rruga Gjilan – Përlepnicë nuk është përfunduar qe tri vite. Sheshi jo, rruga Gjilan – Prishtinë jo. Gjilan – Kllokot jo. Mërgimtarët mund ta gjejnë Gjilanin si në vitin 2021” tha Maliqi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.