Eko Higjiena

Gjashtë aktakuza të ngritura për vjedhje, rrezikim i trafikut dhe posedim droge

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, në tri raste të ndara ka ndara ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, në tri raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Në njërin rast një (1) person është ndaluar për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) person është ndaluar për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”’.

UBT


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi për veprën penale ”Dhuna në familje”, një (1) kërkesë për paraburgim ndaj një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”./rajonipress/