E refuzoi komuna e Gjilanit, familja Xhelili i dorëzon një autoambulancë moderne shtëpisë së shëndetit në Preshevë
Gjilan – Autoambulanca moderne edhe pse ishte e dedikuar për komunën e Gjilanit për shkak të burokracisë siç thotë familja Xhelili, të njëjtën ia ka dorëzuar shtëpisë së shëndeti në Preshevë.
Komuna e Gjilanit për shkak të burokracisë ka refuzuar ta pranojë një autoambulancë moderne donacion nga familja Xhelili nga Dobërqani .
Familja Xhelili tha se këtë autoambulancë e ka dërguar familjari i tyre si dhuratë, e cila i posedon të gjitha pajisjet moderne.
“Meqë komuna e Gjilanit refuzoi të njëjtën e dorëzuam tek shtëpia e shëndeti në Preshevë. Në terminalin Doganor “Dheu i Bardhë” , ku ia dorëzova zyrtarit të kabinetit të Kryetares së Preshevës, Besnik Sadiku” tha Xhelili./rajonipress/