Fundamenti

BBC: Shqipëria lufton imazhin e “tokës së keqe” me çadra dielli

/ 4 minuta lexim

Shqipëria është vendi i fundit në Ballkan që dëshiron t’i bashkëngjitet BE-së, por për ta bërë këtë duhet të bindë Brukselin se po lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Rrjeti prestigjos informativ BBC ka realizuar një reportazh dedikuar këtij vendi dhe i transmetuar në BBC Radio 4 me titull Riviera e re: Shqipëria lufton imazhin e “tokës së keqe” me çadra dielli.

Pas dekadash pushime në Korfuzin fqinj, gazetarja britanike Julia Langdon vendos te shohë se ç’po ndodh në Shqipërinë ish-komuniste. “Për 30 vjet shihja nga larg Shqipërinë, shpesh me një lloj drithërime për faktin se nuk dija asgjë për të”, shprehet ajo.

Fundamenti

“Bregdeti i saj i zhveshur dhe malet kundërshtuese duket se përfaqësojnë izolimin e vendit të shkëputur nga komunizmi për një gjysmë shekulli, vend i mafias, toka e keqe e Ballkanit-vazhdon reportazhi. “I kisha parë plumbat që ndriçonin natën në qiellin sipër Sarandës, qyteti i vogël në jug të Shqipërisë ku ndodhi rebelimi i fundit i dhunshëm ndërsa vendi përpiqej të siguronte një lloj demokracie 20 vjet më parë. Sot po i afrohem Sarandës për herë të parë. Jam në motorskafin Delfini Fluturues e përgatitur të shoh nxehtësi dhe varfëri. Dhe çfarë ishte gjëja e fundit që prisja të shihja? Cadra dielli në plazh. Mirëserdhët në Rivierën Shqiptare”-vijon rrëfimin gazetarja britanike. Ka një shëtitore me kafene, bare, restorante dhe dyqane për turistë që shesin objekte universale turistike. Ka palma dhe pemë të ndryshme frutore. Ka shezllone dhe një park ujor. Fëmijë të shkujdesur që zhyten dhe shumë pushues, megjithëse pak prej tyre janë vizitorë të huaj. Ka dhe makina, të shtrenjta madje. Dhe në mes të këtij qyteti të vogël: ndërtesa të bukura dhe hotele të këndshme”, vijon reportazhi.

Ashtu si shumë turistë të huaj, edhe gazetares britanike nuk i shpëton parku arkeologjik i Butrintit.

“Bujqësia dhe peshkimi janë ende shumë të rëndësishme për ekonominë por paga mesatare është pak më shumë se 200 paund dhe pensionet janë më pak se gjysma. Siç më tregojnë vetë vendasit, njerëzit këtu ndihmohen nga fëmijët, ekonomia informale si dhe 4 milionë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit”-vijon rrëfimin gazetarja Langdon. Ka ende probleme në këtë ekonomi tranzicioni, kudo ka ndërtime ndërsa infrastruktura është larg asaj që duhet të jetë e përshtatshme. Ka makina por jo parkingje. ka produkte konsumi por jo kosha mbeturinash. Këtu ka vetëm një aeroport, që ka marrë emrin nga shqiptarja më e famshme Nënë Tereza, por ai është larg në kryeqytetin Tirana, gati 6 orë rrugë me makinë. Ndërsa pjesa më e madhe e rrugëve janë të frikshme. Megjithatë njerëzit janë optimistë dhe shpresojnë që politikanët e rinj do të bëjnë gjëra më të mira për të ardhmen. Bashkë me nepotizmin, korrupsionin dhe krimin e organizuar, ka dhe një arsye se pse Shqipëria ka dështuar në përpjekjet e saj drejt BE-së. Por gjërat duket se po lëvizin. Dhe tani lideri i ri i vendit Edi Rama ka një armë sekrete. Ka plot 13 vjeçar këtu që quhen Toniblir, në nder të ish kryeministrit britanik Toni Bler dhe mbështetjes së tij për Kosovën. Ai është shumë i famshëm këtu dhe është ofruar të ndihmojë vendin drejt anëtarësimit në BE. Megjithatë kam dyshimin se do të duhet kohë përpara se optimizmi i këtyre njerëzve të bëje jehonë në korridoret e Brukselit”përfundon reportazhi i BBC.