ARKATANA

Haxhiu pas intervistimit për rastin e Astrit Deharit: Po t’i kisha emrat nuk do të prisja shtatë vite

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është deklaruar për media pasi ka dhënë dëshminë e saj në Prokurorinë Speciale në lidhje me vrasjen e ish-aktvistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

Haxhiu ka thënë se prokurori që ka lëndën e Astrit Deharit nuk është duke zhvilluar hetime të mirëfillta, transmeton Telegrafi.

Ajo po ashtu tha se po të kishte emrat e kryerësve të vrasjes, nuk do të priste shtatë vite.

“Në cilësinë e ministres kam obligimin të angazhohem për drejtësinë. Prokurori special reagoi me shpejtësi ndaj deklaratës time, por nuk është hera e parë që unë kam thënë diçka publikisht, dhe për këtë ju jeni dëshmitar. Shtrohet pyetja pse reagoi tash? Një sërë episoda kanë ndodhur për gjatë këtyre viteve, prokurori nuk ka treguar të njëjtin zell, as ndaj reagimeve, as ndaj veprimeve të gabuar”, është shprehur ministrja.

Në konferencën e bërë për media, Haxhiu tha se prokurori është dashtë të merret me ata që nuk e kanë kryer detyrën sipas përgjegjësisë.

UBT

“Prokuroi është dashtë të merret me ata që nuk e kanë kryer detyrën sipas përgjegjësisë, në mënyrë që të arrihet e vërteta. Detyra e prokurorit është ta zbulojë atë, kjo nuk po ndodhë. Kur flasim për prova, duhet të flasim se nuk është vetëm emër i përveçëm, por gjithçka tjetër që të dërgon të e vërteta”.

Mes tjerash ajo tha se nuk ka asnjë veprim minimal të prokurorit në zbardhje të rastit.

“Hetimet e mirëfillta janë domosdoshmëri, dhe nëse kjo kërkesë është e pamundur, atëherë mos të bëhet person që e pengon drejtësinë, Policët më kanë bërë pyetje se kush janë kryerësit e veprës penale, po t’i kisha emrat nuk do të prisja shtatë vite, ”, tha ajo.

Haxhiu tha se intervistimi i saj ka zgjatur rreth 1 orë e gjysmë. /Telegrafi/