Eko Higjiena

Bardhyl Syla: Duhet një riorganizim i pushtetit lokal

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Njohësi i mirë i çështjeve ligjore dhe qeverisjes lokale, Bardhyl Syla, thotë se është i nevojshëm plotësim ndryshimi i Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, i cili pastaj hapë rrugën edhe për një riorganizim të brendshëm të pushtetit lokal.

Syla, kandidat i LDK-së për deputet në zgjedhjet e shkurtit 2025, thotë më tutje se Komunat janë institucione lokale të vijës së parë që ndër veprojnë me qytetarët në ofrimin e shërbimeve, andaj është momenti dhe nevoja të bëhet plotësim ndryshimi i këtij Ligji, duke përvetësuar në tërësi parimet bazë të Kartës Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale dhe duke përcaktuar qartë marrëdhëniet ligjore ndërmjet organeve të nivelit qendror dhe organeve të pushtetit lokal.

“Për t`iu ofruar qytetarëve shërbime sa të mira, Komunat kanë nevojë për më tepër fuqizim në aspektin e kompetencave vetanake, vendimmarrjes, qëndrueshmërisë financiare dhe fuqizimin të autonomisë për menaxhimin e parasë publike. Është mëse i nevojshëm krijimi i një granti specifik për investime kapitale në Komuna, si grant i 4–të pasues. Përmes këtij granti Komunat do të rrisin efikasitetin në realizimin e projekteve të ndryshme, avancimin e transparencës, përgjegjësisë dhe llogaridhënies. Përmes kësaj mënyre, njëherit tejkalohen barrierat administrative dhe eliminohen preferencat dhe ndikimet e nivelit qendror në raport me Komunat” tha Syla.

Uji Dea

Syla mendon se po ashtu, Komunave duhet t`u barten përgjegjësitë e plota ligjore për menaxhimin e pronave publike për realizimin e projekteve me interes publik, menaxhimin e arsimit, shëndetësisë, planifikimit hapësinor.

“Për më tepër, duhet të bëhet përcaktimi i kompetencave vetanake dhe fuqizimi i Komunave në menaxhimin e ndërmarrjeve publike lokale dhe rajonale, rishikimi i kompetencave të organeve të Komunës, kompetencat e deleguara, të drejtat dhe detyrat e përfaqësuesve të zgjedhur, aspektet procedurale dhe organizative, thjeshtësimi dhe shkurtimi i procedurave për partneritetet publiko-privat, fuqizimi vendimmarrës i Komunës për përgjegjësitë ligjore në rolin e konfirmimit të ligjshmërisë së akteve vetanake, fuqizimi i rolit të këshillave lokalë etj. Thënë shkurt, nevojitet një rishikim funksional i Komunave, duke u bazuar në specifikat dhe karakteristikat tyre”, shtoi Syla.

“Prandaj, vlerësoj se ndryshimi i Ligjit për Vetëqeverisje Lokale hapë rrugën edhe për ndryshimin e Statutit të Komunës si akti më i lartë juridik, për një riorganizim të brendshëm, funksional të pushtetit lokal, nëse duam që qytetari të jetë në qendër të vëmendjes së qeverisjes dhe vendimmarrjes. Tek e fundit, qeverisja nënkupton shërbim ndaj qytetarëve dhe ky shërbim duhet të ofrohet në mënyrë të lehtë, të shpejtë dhe sa më të lirë që është e mundur”, përfundon Syla./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.