Alban Hyseni i vetëm dhe i pa krah, kërkon tejkalimin e situatës në Kuvendin Komunal
Gjilan – Për shkak të demagogjisë dhe mos dijes Alban Hyseni po mundohet që fajin tia hedhë opozitës, ndërkohë qytetin e Gjilanit e ka shndërruar në një nga qytetet më të prapambetura në të gjitha sferat. Gjilani po stagnon dhe ende ndodhet në pikën zero për shkak të paditurisë së kreut të saj.
Alban Hyseni shpesh po mundohet të luaj rolin e viktimës, duke mos e kuptuar faktin se ai është kryesori që po shkakton situata të pakëndshme dhe të pa favorshme për institucionet komunale.
Reagimi i Alban Hysenit:
Në prag të seancës së Kuvendit Komunal, kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se si reagim e përgjigje në situatën e krijuar, shprehim, për të disatën herë me radhë, vullnetin e gatishmërinë tonë për tejkalimin e situatës së prodhuar.
“Sipas kërkesave tashmë të bëra publike nga opozita, pavarësisht që nuk kanë fare ndërlidhje direkte me buxhetin dhe bartjen e mjeteve nga viti i kaluar, jemi të gatshëm që të përgjigjemi pozitivisht në kërkesat e tyre”, tha Alban Hyseni.
I pari i komunës, theksoi se bllokada e sajuar artificialisht, skenarët e përgatitura tashmë nga opozita e bashkuar, me qëllim që të nxjerrë keq qeverisjen tonë, krejt në fund, dëmtojnë qytetarët tanë e komunën tonë.
“Ju bëj thirrje të gjithë përfaqësuesve politik në komunën tonë, që të lënë pas inatet e grumbulluara prej kohësh e vitesh, të mbështesin qytetarët e Komunën. Për Gjilanin, për qytetarët tanë”, tha Hyseni.