Fundamenti

Buxhetimi me Pjesëmarrje u mbajt edhe me banorët e fshatit Livoç i Epërm

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në kuadër të Buxhetimit me Pjesëmarrje-Lagjja jote, vendimi yt, dëgjimi publik ka vazhduar me banorë të fshatit Livoç të Epërm, në shkollën “Vatra e Diturisë”.

Në këtë takim me banorët ishin drejtoresha e Administratës Arbenita Sopi Haziri, drejtori i Shërbimeve Publike Kushtrim Ibrahimi dhe ai për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë Bekim Salihu.

Hidromorava

Banorët e këtij fshati kanë dhënë këto propozime për projekte për fazën e dytë të votimit:

  1. Rregullimi i terrenit sportiv.
  2. Parku në lagjen e Muhaxherëve.
  3. Parku në lagjen e re.

Më 28 maj do të kthehemi përsëri me procesin e votimit për projektin e lagjes./rajonipress/