Fundamenti

PDK: Qeveria e Kosovës bënë hajgare me Alban Hysenin, e shpërfaqin si një analfabet në krye të qeverisjes komunale

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Pas kërkesës së kryetarit të Gjilanit për shpërbërjen e Kuvendit Komunal, MAPL dhe qeveria e Kosovës po qeshin me analfabetizmin e treguar nga ana e kryetarit të Gjilanit, i cili ka menduar se ka të drejtë juridike dhe fuqi politike për ta quar komunën në zgjedhje të reja për Kuvend Komunal thuhet në reagiminme e degës së PDK-së në Gjilan.

Reagimi i plotë:

Në përgjigjen e MAPL dërguar Alban Hysenit, atij i është këshilluar dhe rekomanduar se si duhet të veproj tutje si kryetar i Gjilanit deri në miratimin e buxhetit komunale 2025. Që i bie se MAPL e ka kthyer në pikën zero procedurën e propozim buxhetit, duke filluar nga dëgjimet publike që duhet të organizohen nga ana e Kuvendit Komunal (KPF) dhe të merren parasysh propozimet për plotësim dhe ndryshim të planifikimit buxhetor.

Sipas informacioneve të PDK-së e që janë të konfirmuara, Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL) në përgjigjen e saj, ka konstatuar se kryetari i Gjilanit ka shkelur procedurat ligjore dhe nuk i ka respektuar afatet e përcaktuara për miratimin e buxhetit komunal për vitin 2025.

FIDANISHTJA

Partia Demokratike e Kosovës me kohë ka konstatuar se kryetari i Gjilanit ka bërë shkelje të vazhdueshme të procedurave ligjore, në planifikim dhe shpenzim të buxhetit komunal.

Por ky kryetar komune është i paaftë me vazhdue tutje me udhëheqë me Gjilanin dhe ne si PDK kërkojmë që ditë e më parë, ai ta ofrojë dorëheqjen e tij./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.