Fundamenti

Bankat serbe, Stano i reagon Konjufcës: BE i di detyrat e saj, t’i dini edhe ju tuajat

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës, kishte reaguar ndaj deklaratave të Bashkimit Europian (BE), se në raportin e shefit të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, pritet të përfshihen edhe operacionet e Kosovës për mbylljen e objekteve të Bankës Kursimore të Postës së Serbisë, në veri të Kosovës.

Në lidhje me këtë Konjufca, kishte thënë se është mirë shefi i diplomacisë evropiane Borrell ta shkruajë raportin të tregojë se këto institucione kanë qenë banka të paligjshme të Serbisë në Kosovë.

Për këtë është Petar Stano ka thënë se nuk komenton deklaratat e zyrtarëve kombëtarë.

ARKATANA

Ai ka shtuar se BE-ja i dinë detyrat e saj dhe fokusohet në to për punën që bën.

“Faleminderit për interesimin tuaj. Ne nuk komentojmë vërejtjet e rastësishme të zyrtarëve të ndryshëm kombëtarë. BE-ja i di detyrat e saj, fokusohet në to dhe bën punën e saj. Këta njerëz duhet të bëjnë të njëjtën gjë”, ka deklaruar Stano /Gazeta Express