Mobi Casa

Konjufca: Serbia është përgjegjëse për të zhdukurit me dhunë në Kosovë, Vuçiq t’i hap arkivat që të zbardhet e vërteta

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca bashk me presidenten e vendit, Vjosa Osmani si dhe zyrtarë qeveritarë kanë bërë homazhe pranë përmendores dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës, me rastin e shënimit të Ditës ndërkombëtare të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Konjufca në një prononcim për media ka thënë se ende ekziston një mungesë e drejtësisë për gjithë popullin e Kosovës.

Ai tha se Serbia është përgjegjëse për të zhdukurit me dhunë në Kosovë.

“Kjo është një dhimbje që nuk përfundon këtu. Një mungesë e drejtësisë për familjarët dhe për gjithë popullin tonë të cilëve Serbia, ua zhduku me dhunë më të dashurëve të tyre. Me vetë faktin që këtyre viteve të fundit në shumë lokacione të Serbisë u gjendën trupat e më të dashurëve tonë si në Peruqac, në Rudnicë, Kizhevak e kjo tregon që harta ku bashkësia ndërkombëtare duhet t’i kërkojë të zhdukurit është Serbia”, ka thënë ai.

FIDANISHTJA

Kryeparlamentari u shpreh se në Serbi gjenden kriminelët të cilët i kanë kryer këto krime në luftën e fundit në vend.

Ai tha se presidenti i Serbisë dhe institucionet atje t’i hapin arkivat që të zbardhet e vërteta për mijëra të zhdukur me dhunë.

“E po ashtu Serbia është shteti ku ndodhën kriminelët të cilët i kanë kryer këto krime njëkohësisht. Ajo çka duhet të bëjmë është që të marrim të gjitha masat që janë në dorën e institucioneve të Kosovës ashtu që të sigurohemi se edhe Bashkësia Evropiane dhe Unioni Evropian edhe faktorët tjerë të rëndësishëm të vendimmarrjes të vetëdijesohen se ka nevojë për një trysni më të madhe. Aleksandar Vuçiq dhe institucionet e tyre t’i hapin arkivat e tyre ashtu që të zbardhet e vërteta për mijëra të zhdukur me dhunë, për të cilët përgjegjëse pa dyshim ka qenë, ushtria dhe policia e Serbisë”, ka thënë Konjufca. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.