UBT

Haziri: Dorëheqja e Kurtit, mënyra e duhur për t’iu hapur rrugë zgjedhjeve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se qëndrimi i partisë së tij për mënyrën se si të shkohet në zgjedhje është dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti.

“Ky vit do të jetë zgjedhor. Se sa muaj do të shkurtohet mandati do të varet nga mënyra që shkaktohen këto zgjedhje. LDK-ja beson që akti i dorëheqjes se kryeministrit Kurti është mënyra më e duhur për t’iu hapur udhë zgjedhjeve parlamentare 2024”, ka thënë Haziri.

Mobi Casa

Ai thotë se Qeveria Kurti s’ka krijuar konsensus për asnjë gjë, prandaj, sipas Hazirit, as tash s’është e besueshme që do të ketë dialog për shpërbërjen e Kuvendit.

“VV-ja po ka interesa për një mandat kalendari politik e jo suksesi që determinon ketë mandat. Kurthe politike që me shpërbërjen e Kuvendit të ndërtojë konsensusin për zgjedhje është vetëm arsyetimi që Kosovën ta mbajë të ndarë politikisht në pozicione bardhë e zi. Për asgjë këto tre vite nuk ka ndërtuar konsensus, përkundrazi nuk ka dialog politik me opozitën, nuk ka dialog social me sindikata, nuk ka dialog as me shoqëri civile. Pra, kush beson që do të ketë dialog për shpërbërjen e Kuvendit? Askush nuk i beson kësaj sikurse askush nga fqinjët, BE, NATO, SHBA edhe vetë raportuesja e KE tash i kërkon zotime me shkrim. Qeveri që nuk besohet sepse prodhon vendime dhe lajme qe sjellin mosbesim”, ka thënë Haziri në një prononcim për Gazetën Blic.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.