Mobi Casa

Anarki në Kosovë, të gjithë duan rritje pagash

/ 7 minuta lexim
Uji Dea

Analistë të rrethanave politike dhe deputetët e Kuvendit në vendin tonë, por edhe qytetarët, kanë shprehur frikën e tyre se shteti mund të shkojë në kolaps për shkak të grevave të paralajmëruara edhe të shërbyesve civilë, përveç arsimtarëve dhe mjekëve.

Grevat po zgjerohen në secilin sektor

“Shkaktari kryesor që po i detyron të gjithë sektorët të lypin rritje të pagave është kryeministri Ramush Haradinaj, i cili me të ardhur në pushtet ia trefishoi vetes pagën, nga 1 mijë euro në 3 mijë, sikurse që veproi njëjtë edhe me ministrat e zëvendësministrat e tij. Një vendim i tillë me të drejtë i irritoi mantelbardhët dhe më pas edhe arsimtarët tanë, që përmes grevës së mësimdhënësve dhe arsimtarëve tash e një javë po kërkojnë rritje të pagave. Nëse Qeveria i injoron kërkesat e tyre, kam frikën se vendi ynë do të shkojë rrugës së falimentimit ekonomik, sikurse që ishte para ca kohësh shteti i Greqisë, që mezi i shpëtoi falimentimit të vendit”, thotë deputeti Ali Lajçi për “Kosova Sot”

Analistë të rrethanave politike dhe deputetët e Kuvendit në vendin tonë, por edhe qytetarët, kanë shprehur frikën e tyre se shteti mund të shkojë në kolaps për shkak të grevave të paralajmëruara edhe të shërbyesve civilë, përveç arsimtarëve dhe mjekëve.

Sipas tyre, Qeveria ka dështuar edhe me rritjen e pagave, duke mashtruar njerëzit se mund të ketë rritje që nuk përputhet me zhvillimin ekonomik. Analisti Shefik Shkodra, për gazetën ” Kosova Sot”, thotë se punëtorët e të gjithë sektorëve kanë qëndruar në zgrip, ngase jeta është shtrenjtuar tepër për të mbajtur edhe familjet. “Kur të gjithë, tash, përnjëherë kërkojnë ngritje pagash paraqitet vështirësi mjaft e madhe për përgjegjësit qeveritarë. Sepse, këto punë nuk janë parashikuar me kohë. Kuvendi, Qeveria me institucionet përkatëse do të duhej që deri më tash të mbanin seancat e tyre për shqyrtimin e kërkesave reale të të gjithëve”, potencoi ai.

Sektori publik u frustrua nga rritja qeveritare

Ndërsa, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga opozita Ali Lajçi (LVV), për gazetën “Kosova Sot’, thotë se shkaktari kryesor që po i detyron të gjitha sektorët të lypin rritje të pagave është kryeministri Ramush Haradinaj, i cili me të ardhur në pushtet ia trefishoi vetes pagën nga 1 mijë euro në 3 mijë, sikurse që veproi njëjtë edhe me ministrat e zëvendësministrat e tij. Sipas Lajçit, një vendim i tillë me të drejtë i irritoi mantelbardhët dhe më pas edhe arsimtarët tanë, që përmes grevës së mësimdhënësve dhe arsimtarëve tash e një javë po kërkojnë rritje të pagave. “Nëse Qeveria i injoron kërkesat e tyre, kam frikën se vendi ynë do të shkojë rrugës së falimentimit ekonomik, sikurse që ishte para ca kohësh shteti i Greqisë, që mezi i shpëtoi falimentimit të vendit”, u shpreh ai. “E kam thënë disa herë dhe po e përsëriti sërish se, shpëtimi i vetëm i vendit për të dalë nga situata ku kemi mbërritur buzë greminës do të jetë largimi i kësaj Qeverie nga pushteti. Dhe, sa më parë që të bëhet kjo është më mirë për vendin. Në të kundërtën, çdo ditë e kësaj Qeverie në pushtet është fatale për ekonominë dhe qytetarët e Kosovës”, vlerësoi më tej Lajçi. Qytetarët, në alarm Edhe qytetarët e anketuar thonë se kanë frikë se shteti i Kosovës do të mund të shkojë drejt kolapsit për shkak të grevave të paralajmëruara të sektorëve të tjerë.

Uji Dea

Sipas qytetarëve, Kosova mund të shkojë në kolaps për shkak të grevave të paralajmëruara edhe të shërbyesve civilë. Qytetari nga Prishtina, Shyqiri Nici, për gazetën ” Kosova Sot’, thotë se situata e protestave në Kosovë do të përkeqësohet edhe më shumë, sepse grevën e tyre e kanë paralajmëruar edhe më shumë se 80 mijë veta që janë shërbyes civilë në institucionet e Kosovës. “Andaj, e them lirshëm se nëse edhe ata futen në grevë, shteti i Kosovës edhe mund të shkojë drejt falimentimit, sepse Kosova nuk ka një buxhet të tillë, me të cilin mund të plotësojnë kërkesat e mësimdhënësve, mantelbardhëve dhe të shërbyesve civilë, që janë më shumë se 80 mijë sish vetëm në administratën e shtetit”, theksoi ai.

Ndërsa, qytetari Ramadan Ferizi, për gazetën ” Kosova Sot’, thotë se pasi tashmë këto protesta kanë filluar e nuk po ndalen, vlerëson se puna e parë e Qeverisë “Haradinaj” është që të bëjë një analizë urgjente e të saktë se a munden dhe sa eventualisht munden që të rriten pagat dhe në çfarë gjendje ndodhet Kosova ekonomikisht. “Kur e them këtë vlerësoj se me rritjen eventuale të pagave, në Kosovë do të mund të ndodhë që të zvogëlohen investimet kapitale të parapara nga Qeveria ‘Haradinaj’. Pushtetarët e tashëm duhet që pyesin se si mund të rriten pagat në vazhdimësi me këtë gjendje të rëndë ekonomike dhe në të njëjtën kohë duhet që të japin përgjigje edhe në pyetjen se a mund ta falimentojnë shtetin ekonomikisht”, thekson ai. Sipas Ferizit, shteti i Kosovës mund të shkojë në kolaps për shkak të rritjes së pagave, e aq më tepër kjo mund të ndodhë për shkak të grevave të paralajmëruara edhe të shërbyesve civilë, që mundet t’u bashkohen grevave të mësimdhënësve dhe arsimtarëve.

Nënçmim dhe abuzim

Sipas analistit Shefik Shkodra, institucionet do të duhej të paraqitnin raport, më parë për pagat, mëditjet dhe shpenzimet e tjera që i bëjnë, pra politikanët me administratën e tyre. “Të shohim, çfarë janë shpenzimet e tyre (edhe për individ) që i bëjnë gjatë një viti. Si shihet, shtetin mund ta sjellin në kolaps vetë institucionalistët dhe qeveritarët. Pra, jo segmentet e tjera që mund të kërkojnë një nivel kategorizimi sipas vendit të punës e në disa raste edhe linearisht. Besoni, nuk ka më nënçmim e poshtërsi, kur dikush e shfrytëzon buxhetin e shtetit dhe e bën paçavure, e dikush tjetër bën punë (i shërben popullit) për një copë bukë goje, mezi deri në fund të muajit…”, vlerëson ai

Rritja e pamundur

Eksperti i fushës së Integrimeve Evropiane Jeton Kelmendi, për gazetën ” Kosova Sot’, thotë se nuk e beson që Qeveria e Kosovës e ka mundësinë që në këtë situatë të rëndë ekonomike të bëjnë rritje pagash për kaq shumë sektorë si në shëndetësi, arsim e tash edhe për shërbyesit civilë, sepse nuk ka buxhet për një rritje të tillë. “Problemin më të madh për rritjen eventuale të pagave, nëse një vendin të tillë e merr Qeveria e Kosovës, për mendimin tim mund ta paraqesin Banka Botërore dhe FMNja që në asnjë mënyrë nuk e besoj se do të lejojnë të ketë një luks të tillë që nga ana e tyre vlerësohet rritja eventuale e pagave, ngase në këto momente Kosova nuk ka këtë mundësi buxhetore që të rritë pagat për më shumë se 200 mijë veta, sa paguhen nga buxheti i Kosovës”, theksoi ai.

(Kosova Sot)