Krasniqi: Raporti i DASH ngre alarm se në Kosovë ka korrupsion serioz qeveritar

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, e ka quajtur shuplakë të rëndë për Qeverinë Kurti, raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit. Sipas saj, në këtë raport ngre alarm se në Kosovë ka korrupsion serioz qeveritar, raporton Ekonomia Online.

“Korrupsioni tanimë nuk është lajm për pushtetin sepse eksponentët kryesor të qeverisë i dalin në mbrojtje atyre që janë të pandehur para gjykatës për afera korruptive. Është normale që në raport citohet tekstualisht “serious government corruption”, ka thënë ndër tjera Krasniqi.

Postimi i plotë:

Uji Dea

Shuplakë e rëndë për qeverinë raporti i DASH-it. Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për Republikën e Kosovës ngre alarm se në Kosovë ka korrupsion serioz qeveritar.

Korrupsioni tanimë nuk është lajm për pushtetin sepse eksponentët kryesor të qeverisë i dalin në mbrojtje atyre që janë të pandehur para gjykatës për afera korruptive. Është normale që në raport citohet tekstualisht “serious government corruption”, kur qeveria mbron:

  1. Nagip Krasniqin dhe skandalet e tij në KEK
  2. Martin Berishaj dhe milionat e tij me mafian e energjisë
  3. Ridvan Muharremi dhe skandali i rezervave shtetërore që nuk erdhën kurrë4. Faljen e miliona eurove për ambalazhuesit e ujit

Në këtë raport theksohet se, ka probleme serioze me pavarësinë e gjyqësorit, edhe kjo është normale për Qeverinë Kurti kur Kryeministri dhe vartësit e tij bëjnë presion hapur ndaj gjyqësorit. Vetëm gjatë mandatit të Kurtit kanë ndodhur këto sulme:

  1. Kryeministri deklaron në Kuvend që Kryeprokurori nuk do të emërohet sepse nuk do ta lejojmë me Kryetarin e Kuvendit dhe Presidenten.
  2. Sjellin ligje antikushtetuse dhe bëjnë presion ndaj gjykatës kushtetuese që duhet të garojnë në zgjedhje si subjekt politik
  3. E shkelin kushtetutën 7 herë brenda mandatit4. Etiketojnë me emra gjykatësit dhe bëjnë presion publik ndaj tyreDhe tjetër shqetësim serioz në këtë raport janë kufizimet serioze për lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias, duke përfshirë dhunën ose kërcënimet me dhunë ndaj gazetarëve. Edhe kjo është normale për qeverinë Kurti sepse:
  4. Me vendim të ministrisë tentuan të ta mbyllnin një nga televizionet më të mëdha në vend
  5. Bën presion tek gjyqtarët për të ngritur aktakuzë ndaj gazetarëve sikur rasti i Lirim Mehmetaj
  6. Përmes politizimit të KPM-së po tentojnë të cenzurojnë mediat e shkruara.