Mobi Casa

Rashiti: Gjilani me kryetar të territ informativ

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Dështimi i seancës së Kuvendit Komunal duke moslejuar transmetimin e punës së institucionit më të lartë në komunë, shprehë më së miri frikësimin që e ka kapluar kryetarin e Gjilanit për t’u përballur me faktet e opozitës për skandalet e përditshme që po i bënë bashkë me ekipin e dështuar të qeverisjes me Gjilanin ka shkruar Riad Rashiti nga PDK.

Postimi i plotë:

Kryetari i komunës duke tentuar të fshehët në terrin informativ, nuk merr pjesë fare në seancat e KK Gjilan, bllokon procedurat për kontraktimin e mediumeve për transmetim të seancave, ka bllokuar buxhetin e miratuar për njësinë e Kuvendi Komunal duke penguar zbatimin e vendimeve të miratuara, detyron disa asambleistë të VV-së të fyejnë e shajnë kolegët e tyre, deri te sulmet fizike që sot ndodhën nga ana e ish kryesuesit të Kuvendit Komunal.

Qeverisje komunale është barrikaduar dhe mbyllur hermetikisht për të gjitha palët e interesuara për informim lidhur me punën e ekzekutivit, krejt kjo me qasjen destruktive të kryetarit të komunës së Gjilanit.

PDK bazuar në ligjin për qasje në dokumente zyrtare, muajve të fundit ka adresuar dhjetëra kërkesa për qasje në dokumente zyrtare ndaj të gjitha institucioneve komunale, për shumicën prej tyre nuk kanë dhënë përgjigje fare, sidomos në ato lëndë ku kanë shkelur ligjet e Kosovës, ku ka elemente të korrupsionit të lartë në projekte, ku ka keqpërdorime qindra mijëra euro të buxhetit komunal, ku ka punësime familjare, ku jepen subvencioneve për familjet e asambleistëve të VV-së.

RCCOLA

Ne si PDK gjithmonë jemi angazhuar për funksionimin normal të punës së Kuvendit Komunal, si pjesë e pozitës edhe tani si pjesë e opozitës.

Bllokadën e punës së Kuvendit Komunal po e bënë vet kryetari i komunës, kjo është për të disatën herë përsëritje e situatës së njëjtë, atëherë kur në vitin e parë të qeverisjes së VV-së për shtatë muaj e kishte bllokuar punën, përmes inatit që e kishte me një asambleiste të VV-së derisa u detyrua të ia punësojë një familjare të saj.

Pushtetit aktual i VV-së dhe kryetari i Gjilanit është herët të ikë nga përgjegjësia dhe të fshehet në terr, por i kërkojmë që të merr veten me të mirë, të krijojë rend dhe disiplinë institucionale, të ofrojë kushte për punë në ekzekutiv dhe Kuvendin Komunal.

Edhe pse e kanë parë herët fundin e tyre në qeverisjen komunale, ata duhet të vazhdojnë me përgjegjësi institucionale që të punojnë në mirëmbajtjen e komunës, sepse për investime e zhvillim u dëshmua se ato mund t’i bëjnë vetëm në vizatime për dëshira e mashtrime por që transformohen në dështime madhështore.