UBT

Pasuria e shefave të grupeve parlamentare – Abelard Tahiri milioner

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Agjencia Kundër Korrupsionit ka bërë publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2024. Një gjë të tillë e kanë bërë edhe shefat e grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

Në bazë të këtyre të dhënave më i pasuri del të jetë i pari i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, pasuria e së cilit kalon milionëshin.

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila tash e disa vite është pjesë e politikës në Kosovë, por sa është pasuria e saj?

Në bazë të deklarimit të saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, Kusari Lila ka treguar se ka një banesë në pronësi “Të përbashkët”, e cila arrin vlerën e 180 mijë eurove.

Po ashtu, ajo ka deklaruar edhe një shtëpi në pronësi të bashkëshortit, e cila kushton 65 mijë euro. Në pronësi të saj, Kusari-Lila e ka edhe një banesë tjetër, e cila kap vlerën e 78 mijë euro.

Si pasuri të luajtshme, Kusari-Lila ka deklaruar një veturë të bashkëshortit të saj, “Mercedes Benz”, i cili kushton nëntë mijë euro.

Veç kësaj, Kusari-Lila ka treguar se zotëron 100 për qind të aksioneve në një biznes të quajtur “MKL International”.


Shefja e deputetëve të LVV-së, ka një shumë të parave të gatshme të depozituara në bankat komerciale.

Ajo bashkë me bashkëshortin dhe fëmijët kanë mbi 8 mijë euro para të kursyera në banka.

Kusari-Lila ka mbi 115 mijë euro detyrime financiare ndaj bankave që i ka marrë për shërbime të ndryshme.

Deputetja ka deklaruar se ka pranuar mbi 4 mijë euro mëditje gjatë vitit derisa ka pranuar pagën e deputetes në vlerë prej 27 mijë euro.

Kusari-Lila poashtu ka deklaruar se bashkëshorti ka pasur të hyra vjetore mbi 15 mijë euro nga tri punë të ndryshme.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri e ka deklaruar pasurinë e tij që kap vlerën e miliona eurove.

Sipas formularit të zbardhur nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ai ka dy shtëpi që i kushtojnë mbi gjysmë milionë euro, një tokë në vlerë prej gjysmë milionë euro, dhe një njësi banimi me 250 lokale afariste që ka vlerën e 400 mijë eurove.

I njëjti ka deklaruar se na bankë ka rreth 10 mijë euro të gatshme, derisa ka deklaruar se merr rreth 15 mijë euro pagë vjetore nga Kuvendi i Kosovës, dhe mbi 20 mijë të tjera qira nga objekti afarist.


Derisa vitin 2023 ai ka blerë edhe një parcelë toke në vlerë rreth 7 mijë euro.

I njëjti ka deklaruar se në banka ka rreth 12 mijë euro para të gatshme.

RCCOLA

Ai ka borxhe rreth 5.200 euro.

Tahiri ka deklaruar se merr mbi 25 mijë euro pagë vjetore nga Kuvendi i Kosovës, dhe mbi 20 mijë të tjera qira nga objekti afarist.

Poashtu Tahiri ka deklaruar se bashkëshortja e tij përfiton rreth 10 mijë euro në vit nga pagat.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar se në vitin 2023 ka pasur shumë lëvizje sa u përket pronave të tij.

Sipas deklarimit të tij, ai posedon një shtëpi dhe një banesë të përbashkët familjare. Shtëpia e ndërtuar në vitin 2006 kap vlerën e 180 mijë eurove, derisa banesa që e kanë blerë me kredi në vitin 2023, ka vlerë 97,500 euro.

Gashi në vitin 2023 ka blerë edhe një shtëpi në vlerë 165 mijë euro e cila sipas deklaratës së tij është në ndërtim e sipër dhe pritet të përfundojë në vitin 2026.


Shefi i Grupit Parlamentar të LDK i ka në banka para të gatshme mbi 18 mijë euro.

Ai ka deklaruar se bashkë me bashkëshorten ka detyrime financiare për të shlyer mbi 325 mijë euro.

Gashi ka deklaruar se për një vit ka marrë paga dhe mëditje nga Kuvendi i Kosovës rreth 29 mijë euro, derisa bashkëshortja e tij ka marrë paga mbi 22 mijë euro.

Në Agjencinë Kundër Korrupsionit, pasurinë e ka bërë publike edhe shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.

Tahiri posedon dy vetura, një të tipit Audi, e cila kushton 36 mijë euro, dhe një tjetër të tipit Volkswagen, e cila kushton 7 mijë euro.

Para të gatshme, Tahiri ka 14 mijë euro të cilat i ka nga pagat e tij që i merr në cilësinë e deputetit të Kuvendit.

Të pasuritë e paluajtshme, ai ka njoftuar se ka një shtëpi në vlerë 195 mijë euro, dhe një banesë në vlerë 70 mijë euro.


Ai bashkë me bashkëshorten ka detyrime financiare rreth 117 mijë në dy banka komerciale.

Tahiri ka të ardhura vjetore prej rreth 30 mijë euro nga pagat dhe mëditjet që ka marrë si deputet i Kuvendit të Kosovës.

Derisa bashkëshortja e tij merr mbi 18 mijë euro paga për një vit./Telegrafi/