Eko Higjiena

Agushi: Komuna në gjendje të mjerueshme, Alban Hyseni në haxh hap skandaloz

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Ne absolutisht si subjekt politik nuk jemi anti fe, por shkuarja në Haxh i Kryetarit Hyseni nuk u është të ndodhë tani në këto momente dhe me lan komunën me një qind probleme të pazgjidhura thotë Isa Agushi.

Reagimi i plotë:
Ka mundë me shkue para se mu zgjedh Kryetar apo pas zgjedhjeve vitin e ardhshëm. Ne si Gjilan jemi të anashkaluar nga projektet madhore siç është, autostrada, stadiumi, palestra sportive në Zhegër, impianti i ujërave të zeza, hyrje daljet e qytetit dhe njëqind punë tjera kanë mbet pa u krye.

Mobi Casa

Kryetari nuk e ka luksin me lan komunën në këtë gjendje tė mjerueshme. Edhe njëherë po e ceki nuk jemi kundër haxhit sepse është obligim fetar ama si kryetar me lan komunën pa të parin e qytetarëve nuk e shoh këtë punë në rregullë.

Vet marrja e detyrës së kryetarit tregon se qytetarët presin ndryshime edhe punë amo mjerisht kjo s`po duket.