Fundamenti

Shëngjini edhe afër dhe i mirë, por pse e “trishtojnë”, pushuesin kosovar?

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Shumë pushues kosovar këtë vikend e kanë braktisur Shëngjinin për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Pronarët e hoteleve dhe ata të apartamenteve private akuzojnë shtetin e lodhtë i cili në pikë të vapës dhe sezonës fillojnë të punojnë në infrastrukturë dhe rrjetin energjetik.

Shëngjini mbetet destinacioni më i afërtë për të kryer pushimet për shumë familje kosovare. Kuptohet ka edhe pushues nga Maqedonia, dhe Serbia, por kryesisht dominojnë familjet kosovare.

Dikur, Shëngjini ishte më i lirë tani gjërat kanë ndryshuar edhe këtu sepse çmimet janë rritur dyfish, por afërsia e bënë të vetën dhe kosovarët nuk e braktisin lehtë atë.

Por vikendi i fundit ka tejkaluar çdo situatë normale, meqë mbi 8 orë gjatë ditës mungonte energjia elektrike.

Pushuesit të revoltuar e kanë braktisur dhe janë nisur në drejtim të Velipojës ose Durrësit.

Dauti një pushues nga Gjilani tha se ka zgjedhur një apartament privat për të pushuar më së pakut 5 ditë.

Uji Dea

“Kur vija në banesë për të pushuar nuk kishte ujë e as energji, dukej si një kaos i vërtetë dhe e lash të paguar për tu nisur në drejtim të Durrësit”. Me shaka ky pushues u shpreh: ”O Shëngjin, o Shëngjin ty të dua edhe në flak edhe në tym, por jo kështu”.

Edhe, Nazmiu një tjetër pushues nga Istogu tha se rregullisht pushimet i kalon në Shëngjin.

“Këtu ndihem më rehat sepse diçka po të ndodhë në Kosovë jam për dy orë atje. Por ky vikend ishte i tmerrshëm sepse mungonte energjia elektrike, e këta pronarët e Hoteleve dhe të kafiterive akuzojnë shtetin, ama mua nuk më interesojnë këto arsyetime. E braktisa përkohësisht Shëngjinin” tha ky qytetar.

Kurse pronarët e Hoteleve po edhe atë kafiterive dhe të apartamenteve akuzojnë shtetin dhe Bashkinë të cilët nuk kanë intervenuar me kohë, por tani kur interesimi i pushuesve është maksimal.

Madje njëri nga pronarët e hoteleve tha se dyshoj se këtë po e bëjnë qëllimisht, për ta ulur interesimin e pushuesve kosovar./rajonipress/