Fundamenti

Vritet me thikë një 30 vjeçar nga Dobërqani i Gjilanit, prangoset i dyshuari

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Me datën 16.12.2023 rreth orës 21:00 kemi pranua informacion se një person mashkull kosovar nga fshati Dobërqan është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë. Viktima nuk ka arritur që të u përballoj plagëve të shkaktuara dhe i njëjti ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar ka njoftuar policia e Gjilanit.

Në lidhje me këtë rast zyrtarët policor kanë arrestuar një të dyshuar.

Fundamenti

Njësitet policore relevante së bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku aktualisht janë duke punuar për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast njoftoi Valon Osmani nga policia e Gjilanit./rajonipress/