UBT

Grabovci thotë se deputetët e bllokut do ta japin votën për propozimet e PDK-së

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Pavarësisht qëndrimit të bllokut LDK-AAK-Nisma se në asnjë mënyrë nuk do të votojnë kandidatin e PDK-së për t’u zgjedhur kryetar i Kuvendit, nënkryetari i kësaj partie, Adem Grabovci, ka thënë se deputetë të këtij blloku do ta votojnë kandidatin e PDK-së, dhe më pas edhe Qeverinë.

Në një bisedë për gazetën pas publikimit të aktgjykimit, ku Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë PDK-së që ta nominojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, Grabovci ka theksuar se kjo parti i ka votat nga deputetët e bllokut opozitar.

ARKATANA

“Absolutisht, pa asnjë fije dyshimi. Unë aspak nuk dyshoj në këtë dhe e them me siguri të madhe se ne e kemi shumicën e votave për t’i kaluar të gjitha këto vendime dhe për ta implementuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Grabovci. /Koha Ditore /