United Hospital

Hoxhaj: Specialja preku direkt sovranitetin edhe të Shqipërisë, deklarata e Kuvendit nuk mjafton

/ 3 minuta lexim

Deputeti dhe ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas deklaratës së miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, përmes së cilës kundërshtohet aktgjykimi i Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Kuvendi i Shqipërisë, përmes deklaratës së përbashkët të miratuar të enjten, e ka cilësuar vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së si të padrejtë, duke theksuar se një aktgjykim nuk mund ta rishkruajë historinë e një populli dhe as ta barazojë agresorin me viktimën.

I pyetur për këtë hap të Shqipërisë, Hoxhaj ka thënë se deklarata është e domosdoshme, por se nuk është e mjaftueshme, duke kërkuar angazhim më të madh institucional dhe diplomatik nga shteti shqiptar.

UBT KOSOVE

“Kjo nuk mjafton. Deklarata që e ka miratuar Shqipëria është e domosdoshme dhe ne ju jemi mirënjohës, por nuk mjafton sepse Shqipëria është përmend dje tërë kohën gjatë shpalljes së vendimit. Dy komuna në Shqipëri janë përmend tërë kohën. Shqipëria ka qenë palë e këtij procesi prej shtëpisë së verdhë, prej raportit të Dick Martyt. Mendoj që i takon shtetit shqiptar, i takon diplomacisë shqiptare që të mos e heshtë këtë temë sepse Shqipëria ka qenë temë me shtëpinë e verdhë, e me pretendime për qendra të paraburgimit e të parandalimit në veri të Shqipërisë”, ka deklaruar Hoxhaj.

Sipas tij, përmbajtja e aktgjykimit dhe referencat ndaj territorit të Shqipërisë bëjnë që Tirana zyrtare të mos e trajtojë këtë vetëm si një çështje që lidhet me Kosovën dhe UÇK-në.

“Në atë se çfarë u tha, Shqipëria si palë e përfshirë në vendimin e djeshëm por edhe në procesin në tërësi, duhet ta merr vendimin e djeshëm të Gjykatës si goditje. Shqipëria nuk mundet ta trajtojë këtë ngjarje që vetëm po e mbronë UÇK-në, luftën e Kosovës, e ekzistencën e Kosovës, por ajo është prek direkt edhe sovraniteti dhe identiteti i shtetit shqiptar”, ka thënë Hoxhaj, në RTV21.

Kuvendi i Shqipërisë në deklaratën e tij ka kërkuar gjithashtu koordinim ndërmjet Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës për veprime institucionale pas aktgjykimit, si dhe është zotuar për angazhim në forumet ndërkombëtare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.