KKVITI

Trump: Iranin do ta godasim me forcë të plotë deri në arritjen e objektivave, do të hakmerremi për tre ushtarët

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dërguar një mesazh të ri për konfliktin me Iranin, duke paralajmëruar se Uashingtoni do të hakmerret për vdekjet e ushtarëve amerikanë dhe do të shkaktojë “goditjen më të ashpër” ndaj regjimit iranian.

Në një video të publikuar në platformën Truth Social, Tramp theksoi se Shtetet e Bashkuara ndodhen në një fazë “operacioni masiv”, që nuk ka të bëjë vetëm me sigurinë e momentit, por edhe të gjeneratave të ardhshme.

“Po ndërmarrim një operacion të madh, jo vetëm për të siguruar sigurinë tonë në kohën dhe vendin tonë, por për fëmijët tanë dhe fëmijët e fëmijëve tanë,” u shpreh presidenti amerikan.

Ai shtoi se “qindra” objektiva në Iran janë goditur deri tani dhe se në sulmet janë shkatërruar nëntë anije të vendit. Tramp u shpreh se misioni do të vazhdojë deri në arritjen e të gjitha objektivave të SHBA-së.

Uji Dea

Në të njëjtën kohë, ai e cilësoi Ali Khamenei, i vrarë në sulmet e fundit, si “njeri i poshtër dhe i keq”, që mbante në duart e tij gjakun e ushtarëve amerikanë dhe shumë qytetarëve të pafajshëm.

Presidenti amerikan përshkroi veprimet ushtarake si “detyrë dhe përgjegjësi e një kombi të lirë” dhe theksoi se këto veprime janë “të drejta dhe të domosdoshme”.

“Veprimet tona janë të nevojshme për t’u siguruar që amerikanët të mos përballen kurrë me një regjistër ekstremist, terrorist dhe të etur për gjak, të armatosur me armë bërthamore,” tha Trump.

Ai u bëri thirrje përsëri Gardës Revolucionare, ushtrisë dhe policisë iraniane të dorëzojnë armët dhe të përfitojnë amnisti të plotë, përndryshe “do të përballen me vdekjen e sigurtë. Do të jetë një vdekje e sigurtë, jo e bukur.”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.