ARKATANA

Gjilani nën protestë – Të premten të jemi bashkë!

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nga Bekim Selishta – Të premten, Gjilani duhet ta ngrejë zërin fuqishëm në mbështetje të çlirimtarëve tanë që po përballen me procese dhe dënime në Hagë. Kjo nuk është protestë për një parti, as për një individ. Është protestë për dinjitetin e luftës së UÇK-së, për të drejtën e popullit të Kosovës që të mos trajtohet si agresor i historisë së vet dhe për të kërkuar që çdo vendim gjyqësor të mbështetet në prova, fakte dhe standarde të drejta të drejtësisë. Gjilani e di çmimin e lirisë. E di kush ishte viktima dhe kush ishte pushtuesi.

E di se UÇK-ja lindi nga një popull i shtypur, i cili për vite të tëra u përball me dhunë, represion, vrasje, dëbime dhe krime të forcave serbe. Sot, kur bijtë e Kosovës ndodhen pas hekurave në Hagë, heshtja nuk është zgjidhje.

Eco Higjiena

Ne mund të kemi dallime politike, bindje të ndryshme dhe qëndrime të ndryshme për shumë çështje, por përballë historisë së luftës dhe sakrificës së atyre që luftuan për liri, duhet të dimë të qëndrojmë bashkë. Gjilani të premten duhet të flasë! Jo me dhunë. Jo me urrejtje. Por me zërin e qytetarëve, me dinjitet dhe me kërkesën për drejtësi. Liria nuk ishte dhuratë.

U pagua me jetë. Dhe ata që e sollën këtë liri meritojnë drejtësi, dinjitet dhe të drejtën për t’u mbrojtur.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.