UBT

Vetëvritet një 14 vjeçar

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Policia e Kosovës në Ranillug e ka pranuar një informatë për një rast që dyshohet të jetë Vetëvrasje që kishte ndodhur në fshatin Ranillug sot rreth orës 11:45 minuta. Nga hetimet e para mësohet se bëhet fjalë për viktimën serb i moshës rreth vjeç (14) katërmbëdhjetë, me banim në Republikën e Serbisë i cili kishte ardhur mysafir te gjyshi i tij me banim të përhershëm në fshatin Ranillug, Komuna Ranillug tha Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan.

Njësitet patrulluese me urgjencë ju kanë përgjigj rastit duke siguruar vendin e ngjarjes.

Poashtu janë thirrur dhe ju kanë përgjigj rastit njësitet e hetimeve rajonale, Njësitet e Krim teknikës, Prokurori i shtetit dhe mjeku kujdestar i cili ka konfirmuar se trupi i viktimës ishte pa shenja jete si pasoj e shkrepjes së armës së zjarrit.

Nga hetimet e para mësohet se bëhet fjalë për viktimën serb i moshës rreth vjeç (14) katërmbëdhjetë, me banim në Republikën e Serbisë i cili kishte ardhur mysafir te gjyshi i tij me banim të përhershëm në fshatin Ranillug, Komuna Ranillug.

Fundamenti

Nga deklarata e marrë nga gjyshi i tij i cili ishte afër në oborrin e shtëpisë duke punuar në kopsht, i cili thotë se ka dëgjuar një të shtënë nga arma e zjarrit revole nga brenda shtëpisë në dhomën e qëndrimit ditor.

Policia e Kosovës njësitet e hetimeve Rajonale në vendin e ngjarjes i kanë gjet dy revole njëra nga të cilat e llojit “TT” nga e cila edhe besohet të jetë shkrep.

Prokurori i shtetit i cili ishte prezent në vend ngjarje ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion.

Hetimet rajonale të Policisë së Kosovës janë duke e hetuar rastin tha Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.