Fundamenti

Osmani për 6 deputetët që refuzuan Sejdiun: Do ta bllokonin çdo emër

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se dy nga 6 deputetët që refuzuan të votonin Bekim Sejdiun për President, ka thënë se nuk do të votonte as President të LDK-së.

Në Rubikon të Klan Kosova, ish-presidentja Osmani tha se për këta gjashtë deputetë, s’ka pasur fare rëndësi emri, sepse ata, sipas saj, do të bllokonin secilin emër.

“Neve çka na është thënë në takimin e Grupit Parlamentar, në fund të fundit, s’do të kishte fare rëndësi se kush është emri. Do ta bllokonin çdo emër. Dhe kur dëgjon gjëra të tilla, e kupton se s’ka pasur fare rëndësi se sa përpiqesh, se për çfarë emri flet… bile bile për dy prej tyre, edhe sikur të ishte president i LDK-së, tash ndërruan mendjen dhe thanë nuk do t’i votonin të gjithë që do të vinin nga LDK-ja, Është brishtësi”, deklaroi Osmani.

“Disa të tjerë thanë as nga LDK-ja ne nuk do ta votonim çdokënd. E se për kë e kanë pasur fjalën saktësisht, ju mund të supozoni”, u shpreh më tej ish-presidentja.

Fundamenti

Osmani tha se emri i Bekim Sejdiut përfaqëson një president konsensual jo partiak që do të mbronte Kushtetutën e vendit dhe do të fuqizonte aleancat me miqtë ndërkombëtarë.

Osmani, tha se pas këtij propozimi u krijua një propagandë sikurse LDK ka pranuar një ‘njeri të Vetëvendosjes’.

“Ne kemi propozuar një president konsensual, jo partiak, i cili do ta mbronte Kushtetutën do të siguronte respektimin e integritetit të vendit tonë, do të krijonte balanca demokratike dhe në bazë të përvojës që e kemi edhe ne me profesor doktor Bekim Sejdiun, do të ruante aleancat, do të fuqizonte aleancën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të mbronte sigurinë kombëtare të vendit tonë dhe në veçanti do të dinte të përballej me Serbinë ashtu siç duhet të përballet një president i Republikës së Kosovës. Fatkeqësisht, këtu u krijua një lloj propagande e tmerrshme se kinse ne e kemi pranuar një njeri të Vetëvendosjes”, tha ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.