Pesë aktakuza brenda 24 orëve nga Prokuroria Themelore në Gjilan për vepra të ndryshme penale
Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit zyrtar, dy (2) aktakuza janë ngritur kundër dy personave për veprën penale “Ngacmimi”. Ndërkohë, një (1) aktakuzë është ngritur kundër një personi për veprën penale “Sulmi”.
Po ashtu, prokuroria ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”, si dhe një (1) aktakuzë tjetër kundër një personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.
Nga Prokuroria Themelore në Gjilan bëhet e ditur se institucionet e drejtësisë do të vazhdojnë të ndërmarrin veprime ligjore ndaj të gjithë personave që bien ndesh me ligjin, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në rajonin e Gjilan./rajonipress/


