Eko Higjiena

Aksident fatal në Llabjan të Novobërdës, humb jetën këmbësori – arrestohen dy vozitës

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Gjilan – Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Llabjan të Novobërdës, ku jetën e ka humbur një këmbësor.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur më 28 gusht 2026, rreth orës 22:08. Një vozitës mashkull kosovar, duke drejtuar automjetin, dyshohet se për shkak të pakujdesisë ka goditur një këmbësor mashkull kosovar.

Pas goditjes së parë, këmbësori është goditur edhe nga një automjet tjetër, i drejtuar po ashtu nga një mashkull kosovar.

Mobi Casa

Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Ndërkohë, të dy vozitësit janë arrestuar dhe, me urdhër të organeve kompetente, janë dërguar në mbajtje. Rasti po trajtohet nga organet e drejtësisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.