UBT

Mustafa: Pavarësisht nga Kushtetuesja, janë deputetët ata që vendosin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se megjithatë janë deputetët ata që vendosin përfundimisht për vendin.

“Gjykata mund të marrë çdo vendim, mirëpo deputetët janë ata që përfundimisht do të vendosin dhe kanë vendosë për këtë vend”, ka thënë Mustafa.

Ai bëri me dije se kanë diskutuar për hapat e mëtutjeshëm të cilët do t’i zhvillojnë lidhur me organizimin e tyre si treshe, dhe lidhur me formimin e Qeverisë së ardhshme të Republikës së Kosovës.

LDK,AAK e Nisma i kërkojnë PDK-së të mos tentojë rizaptimin e institucioneve

Mobi Casa

Liderët e bllokut LDK-AAK-Nisma, Mustafa, Haradinaj e Limaj, janë takuar sërish. Ata kanë kërkuar nga të gjitha institucionet që të respektojnë Kushtetutën e vendit. Isa Mustafa, që ishte zgjedhur kryetar i Kuvendit, pas pezullimit nga Kushtetuesja me një masë të përkohshme, ka thënën se askush nuk duhet të luajë me votat e shumicës së deputetëve, raporton KTV.

Mustafa ka thënën se janë takuar që të diskutojnë për hapat e ardhshëm që do t’i marrë Qeveria e kryesuar nga Ramush Haradinaj.

Ndërkohë, edhe i nominuari për kryeministër i bllokut të koalicionit paszgjedhor, Ramush Haradinaj, ka thënë se PDK-ja është e interesuar ta prolongojë sa më shumë konsolidimin e institucioneve të vendit. “Gjykata Kushtetuese do të marrë një vendim të drejtë, duke respektuar vullnetin e me shumë se 80 deputetëve. PDK-ja të mos tentojë sërish t’i zaptojë institucionet, siç bëri në seancën konstituive”, ka deklaruar Haradinaj.

Ndërkohë Limaj ka thënën se PDK-ja mund të tentojë sa të dojë ta zgjasë procesin e konsolidimit të institucioneve, mirëpo, sipas tij, asnjëri nga partnerët e koalicionit nuk do të ulet në tavolinën e bisedimeve me partinë e Thaçit. Sipas tij, koalicioni është stabil dhe do të vazhdojë agjendën e vet të ndërtimit të institucioneve, duke respektuar ligjet dhe Kushtetutën e vendit.
©KOHA.net

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.