ARKATANA

Tahiri: Ish-opozita ra në grackën e Kurtit që në ditën e parë, kjo qeveri është më e korruptuara deri sot

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Besnik Tahiri, ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, që transmetohet në Periskop dhe T7, e ka quajtur kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, manipulator politik, që për qëllim ka bllokimin institucional dhe tendencë autoritare të qeverisjes.

Tahiri thotë se opozita që nga fillimi i këtij mandati ka rënë në një “kurth të mirëplanifikuar” nga Kurti, duke lejuar që një çështje procedurale të shndërrohet në krizë të përmasave kushtetuese.

Sipas tij, gracka e parë ka ndodhur në momentin kur u kontestua votimi për verifikimin e mandateve të deputetëve, një procedurë e thjeshtë me ngritje dore.

“Ish-opozita ka rënë në grackën e Kurtit që në ditën e parë, sepse në ditën e parë kur është kontestuar votimi i verifikimit të mandateve, ai e ka testuar sentimentin e opozitës”, u shpreh Tahiri.

Ai theksoi se Kurti e ka parë këtë moment si mundësi për bllokim të Kuvendit dhe e ka shndërruar atë nga një problem politik në një problem kushtetues.

Uji Dea

Tahiri thotë se opozita asokohe nuk do të duhej të binte në këtë provokim, sepse Kurti në atë moment “e kuptoi se bllokada i shërbente për të krijuar krizë dhe për ta vënë vetën në qendër të skenës politike”.

Ai paralajmëroi edhe për një kurth të dytë, të cilin sipas tij Kurti po e përgatit sërish, duke krijuar narrativë se “të gjithë janë kundër meje”, ndërsa ai po lufton korrupsionin dhe po e “çliron veriun”.

“Kurtha e madhe e dytë që po e përgatit Kurti, që porosia e parë është që të gjithë janë kundër meje, se unë po e luftojë korrupsionin dhe e çlirova veriun. Cila është përgjigja jonë? Kjo është Qeveria më e korruptuar që ka çështje të hapura për tregtinë e energjisë, për tenderët njëburimor”, deklaroi Tahiri.

Ai akuzoi Qeverinë Kurti se ka dhënë më shumë tenderë njëburimor se çdo qeveri tjetër në të kaluarën.

“Nuk ka qeveri që ka dhënë më shumë se Vetëvendosje tendera një burimor. Ky njeri ka dhënë tendera një burimor pa kurrfarë kriteri, që janë burim i korrupsionit”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.