ARKATANA

Thaçi merr 6 mijë vota më shumë se në vitin 2010, Haradinaj 4 mijë më pak

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Hashim Thaçi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës ka shënuar rritje të votave për dallim nga zgjedhjet e vitit 2010. Në këto zgjedhje ai ka marrë rreth 6 mijë vota më shumë.

Thaçi ka marrë 166 mijë e 458 vota e në vitin 2010 kishte 160 mijë e 850 vota.

Për dallim nga ai, Ramush Haradinaj ka shënuar rënie. Ai në vitin 2010 morri 54 mijë e 713 vota ndërkaq tash ka 50 mijë e 391 vota.

Uji Dea

Albin Kurti po ashtu është rritur për 6 mijë vota. Lideri i VV-së kishte në vitin 2010, 58 mijë e 467 vota e tash ka 63 mijë e 598. Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi ka shënuar rënie të madhe të votave.

Limaj kishte në PDK në vitin 2010 një numër prej 75 mijë e 689 vota e tash ka marrë vetëm 26 mijë e 770 vota. Jakup Krasniqi në vitin 2010 kishte 35 mijë e 379 vota e tash ka 18 mijë e 600 vota.

Lideri i LDK-së në vitin 2010 nuk ishte në listë, e tash ka marrë 121 mijë e 52 vota. Me këto vota lideri më i votuar mbetet Hashim Thaçi, me një diferencë prej mbi 40 mijë vota para të dytit, Isa Mustafës./indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.