FIDANISHTJA

Kurti duhej të “lëshonte pe” për presidentin, thotë Kryeziu

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka kritikuar mënyrën e komunikimit politik ndërmjet partive në Kosovë, në kohën kur vendi po përballet me krizë për zgjedhjen e presidentit.

Në FIVE në TV Dukagjini, Kryeziu tha se komunikimi ndërinstitucional dhe politik ka qenë në një nivel shumë të ulët.

“Komunikimi nuk ka qenë në nivelin e vetëdijes shtetror dhe kombëtare, institucionale. Komunikimi ka qenë i nivelit më të ultë, edhe kjo mund të pranohet si i tillë. Por, niveli i komunikimit ka qenë i ultë. Duke mos pas parasysh interesat e përgjithshme të shtetit…”, ka thënë Kryeziu.

Duke komentuar situatën aktuale politike dhe dështimin për të arritur marrëveshje për presidentin, Kryeziu theksoi se përgjegjësia kryesore bie mbi palën më të fuqishme politike në vend, në këtë rast Vetëvendosjen e kryeministrit Albin Kurti.

Mobi Casa

“Në parim fajin gjithmonë e ka ai që është më i fuqishëm. Më i fuqishëm në parlament. Më i fuqishëm më deputet dhe me votë. Pastaj edhe të tjerët nuk janë papërgjegjësi. Por përgjegjësia kryesore është e kryeministrit (Albin Kurti) dhe e Vetëvendosjes. Ata është dashur të lëshojnë pe, se mos lësho pe ndaj shqiptar s’bën, ndaj shqiptarit duhet. Mos lësho pe duhet vetëm ndaj armikut. Është dashur t’i tejkalojnë…

Është dashur të bisedojë me subjekt politike. Mënyra e të ftuarit ka lënë për të dëshiruar. Sepse janë disa takime ku shkojnë për tu marrë veshë për të mos u marrë vesh. Çdo takim ka qenë për tu mos marr vesh”, ka shtuar Kryeziu.

Kujtojmë se përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit kanë dështuar, ndërsa afati kushtetues po afrohet, duke rritur mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja nëse nuk arrihet një zgjidhje politike.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.